KATEGORIA E PARË/ Specialisti i futbollit Gerd Haxhiu mendon se vlonjatët e kalojnë edhe vendin e tetë të Superiores
Agron Kaja
Jam besimplotë se Flamurtari do ngjitet në Superiore. Për ndeshjen tek që do luajë me vendin e 8-të në fushë asnjanëse, dëshira ma do të jetë Flamurtari fitues. Është skuadër e ndërtuar për në Superligë, ka elementë cilësorë

Rrugëtimi i Kategorisë së Parë në 30 javë ende nuk e ka formatuar renditjen, sipas verdikteve të kampionatit. Ndërkohë që për këtë rrugëtim, ish-futbollisti i Flamurtarit që në startin e karrierës së tij në elitën e futbollit shqiptar, Gerd Haxhiu, ka qënë ana sportive më evidente në këtë rrugëtim për të 12 skuadrat. “Ka qënë nga ana sportive një rrugëtim korrekt dhe i rëndësishëm për synimet e skuadrave në këtë sezon. AF Elbasani dhe Bylisi e realizuan ngjitjen direkt në Abissnet Superiore, ndërsa këtu Flamurtari ka qënë larg pritshmërive në raportin investim-pritshmëri. Gjatë këtyre 30 javëve të luajtura mendoj se në kreun e renditjes ka patur rivalitet, por lufta më e fortë po bëhet te skuadrat që renditen në vendet e fundit të renditjes. Tashmë nuk ka më pritje të tjera, veç skuadrës që do zbresë nga kategoria”, kështu e nisi Gerd Haxhiu me gazetën “Telegraf”, i cili në këtë luftë sportive i referohet edhe skuadrave në vendet e tjera në tabelë. “Luftë e madhe është zhvilluar edhe në katërshen që do luajë Play-off, sikundër edhe në vendet e fundit të renditjes. Nga vëndet e kreut, nisur nga formula e këtij kampionati, mendoj se më shumë avantazh kanë Flamurtari dhe Vora. Ndërsa për ndeshjen teke që do luajë me vendin e 8-të në fushë asnjanëse, mua dëshira ma do të jetë Flamurtari si fitues. Sepse skuadra është e ndërtuar për në Superligë, edhe pse në fillimet e kampionatit ka pasur luhatje. Lojtarët që janë afruar në janar kanë dhënë ndryshim dhe optimizëm për objektivin, edhe pse në merkaton e janarit nuk mund të gjesh lojtarë cilësorë që të bëjnë diferencën”. Për ndeshjet e javës së 31-të, Haxhiu mendon se këtë javë mundet që të zbardhen edhe disa verdikte. “Këtë javë do kemi disa verdikte të plotësuara nga matematika e kampionatit. Tashmë duket se AF Elbasani do jetë kampion, ndaj edhe po kërkon që edhe ndeshjen e fundit me Bylisin ta luajë në Elbasan. Ndërsa edhë në fundin e renditjes do jenë 3-4 skuadra që do vendosin verdiktet, ndoshta deri në javën e fundit, edhe pse Luzi 2008 duket se do shoqërojë Tomorin në Kategorinë e Dytë. Këtë javë, më të vështirë unë mendoj ndeshjen Burreli-Lushnja, sepse Kastrioti-Tomori duket punë e mbaruar, edhe pse beratasit kanë deklaruar se do ta respektojnë garën deri në fund. Ndeshjet e tjera i shoh se do të luhen thjesht për të respektuar garën, si ajo e Bylisit me Vorën”, ishte kjo biseda me mjeshtrin e futbollit vlonjat, Gerd Haxhiu.
TRAJNERËT NË SUPERIORE
Vllaznia largon Osmanin, vjen Brdariç, i treti në bankinë
TRAJNERËT/ SEZONI 2023-2024
KF Tirana: O.Shehi, J.Ahmataj, E. Fagu; KF Partizani: Z. Zekiç, O. Shehi; KF Laçi: S. Nica, S.Bejzade, M. Josa, A. Cungu; FK Kukësi: Rr. Hallaçi, S. Nica, E. Çela, B. Devolli; KF Vllaznia: M. Memelli, Q. Osmani. T. Brdariç; KF Teuta: D. Longo, E. Martini; KF Skënderbeu: I. Gvozdenoviç; KF Egnatia: E. Tetova; FK Dinamo: Di Biaxho, D. Mehmeti; KF Erzeni, A. Deliallisi, S.Bejzade, A.Deliallisi

Janë 24 emra në bankinat e skuadrave, Laçi e Kukësi kampionë me lëvizjet.
Vetëm katër javë përpara fundit të sezonit 2023-2024, në Shkodër bëhet surpriza e veçantë. Vllaznia vendosi ta ndryshojnë trajnerin duke zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Qatip Osmanin dhe ndihmësin e tij. Shkak për largimin e Osmanit nuk ka qënë vetëm Kupa, por edhe paraqitja jo e mirë e ekipit në javët e fundit në Abissnet Superiore, duke e vënë në dyshim renditjen e skuadrës në zonën “Final 4”. Ndërkohë dje në Shkodër ka mbërritur Thomas Brdariç, tekniku gjerman që e drejtoi Vllazninë nga gushti 2020 e deri në mars 2022. Në këtë periudhë doli nënkampione në sezonin 2020-2021 dhe në vitin 2021 Vllaznia fitoi Kupën e Shqipërisë. Bashkë me Brdariç, i treti në bankinën e Vllaznisë në këtë sezon, Matko Djarmati do jetë ndihmës i tij. Në këtë nisje me gjermanin, Vllaznia ka objektiv kryesor prezencën në “Final 4” dhe titullin kampion. Në këtë sezon, Skënderbeu e Egnatia janë dy skuadrat që nuk i kanë ndryshuar trajnerët.
Klubet janë dakord, pritet konfirmimi nga FSHF-ja
Pas ndeshjes së fazës së dytë në Ballsh u hodh ideja që ndeshja e fundit mes Bylisit dhe AF Elbasanit të luhet në “Elbasan Arena”. Mes dy presidentëve të skuadrave është diskutuar për mundësinë që kjo ndeshje të luhet në qytetin e Elbasanit dhe nga Besnik Kapllanaj i Bylisit nuk kishte kundërshtim. Por të presim! Konfirmimin nga FSHF-ja.
NDESHJET, JAVA 31
E shtunë, 27 prill 2024
Burreli-Lushnja 15:00
Besa-Korabi 15:00
Luzi 2008-Apolonia 15:00
Tomori-Kastrioti 15:00
E hënë, 29 prill 2024
Bylis-Flamurtari 15:00
AF Elbasani-Vora 18:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.AF Elbasani 30 70
2.Bylis 30 67
3.Flamurtari 30 55
4.Vora 30 48
5.Apolonia 30 46
6.Korabi 29 40
7.Lushnja 30 34
8.Kastrioti 30 33
9.Besa 30 31
10.Burreli 30 31
11.Luzi 2008 29 27
12.Tomori 30 17






















