Ja si do të aplikohet për pashaportat shqiptare në Itali

331
Sigal

Ambasada njofton se aplikimi për  pasaportat e shqiptarëve në Itali do të kryhen në E-Albania.al

Ambasada e Shqipërisë në Itali njoftoi emigrantët shqiptarë në Fb më 10 dhjetor 2020, se të gjitha aplikimet për pasaportë dhe kartë identiteti, si dhe shërbimet e tjera konsullore, duhet të kryhen përmes portalit qeveritar www.e-Albania.al (tek seksioni “Shërbimet Konsullore Online-https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=2…”).

Takimi juaj do të caktohet përmes adresës tuaj të e-mailit, – thekson ambasada.

Jeni të lutur të kontrolloni postën tuaj elektronike, adresën e së cilës e keni deklaruar gjatë plotësimit të aplikimit online në portalin e-Albania, pasi mesazhi elektronik dërgohet automatikisht aty nga sistemi!

Mesazhi e-mail me datën e takimit që dërgohet nga sistemi pas aplikimit tuaj online, mund të përfudojë në opsionin/kartelën e mesazheve SPAM ose POSTA INDESIDERATA të adresës tuaj, për këtë arsye duhet të tregoni vëmendje dhe të kontrolloni me kujdes të gjitha kartelat e postës tuaj elektronike.

Të gjithë personat që, për çfardo arsye kanë humbur takimin e caktuar, janë të lutur të kontaktojnë përmes emailit në adresën e personit që ndodhet në fund të komunikimit që keni marrë me email.

Shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për pasaportë dhe kartë identiteti, pasi të jenë siguruar përmes njoftimeve tona në faqen zyrtare Facebook që pasaporta është gati, mund të paraqiten në Zyrën Konsullore për ta tërhequr atë çdo ditë, nga e hëna në të premte, me orarin 11:00-13:00.

Në alternativë, mund të kërkojnë tërheqjen përmes korrierit, sipas udhëzimeve në njoftimet tona në Facebook për pasaportat.”