39-vjeçari kërcënoi me armë punonjësit e ndihmës sociale, pranga 2 personave që e ndihmuan të arratisej

11
Sigal

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona, pasi dyshohet se kanë ndihmuar të arratiset Spartak Çelën ditën e djeshme pas një konflikti me punonjësit e ndihmës sociale.

Në pranga ranë shtetasit me inicialet A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç. Raportohet se ditën e djeshme 39-vjeçari Çela pasi u konfliktua me shtetasin me inicialet V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë. Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Buzaishtë, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, autorin e dyshuar, shtetasin S. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.

39-vjeçari pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore. Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Ç. dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.