Egnatia në Europa Ligë dhe Dinamo City në Ligën e Konferencës, më 13 gusht do të luajnë ndeshjet e kthimit në Europë.
UEFA ka zyrtarizuar arbitrat e këtyre sfidave, ku në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë do të jenë arbitra nga bullgaria, ndërsa në “Elbasan Arena” për Dinamon do të jenë arbitra grekë. Në ndeshjen Egnatia-Shamrok Rovers, kryesor Georgi Kabakov, asistentë Martin Margaritov dhe Martin Venev.
Arbitër i katërt Kristiyan Kolev. Ndërsa në ndeshjen Dinamo City-Auda, kryesor do jetë Kristos Vergetis, me asistentë Andreas Fotopoulos dhe Konstantinos Staikos. Arbitër i katërt Dimitrios Moschou.





















