INTERVISTA/ Specialisti i futbollit Mahir Halili, analizon ndeshjet në Europë dhe pragun e stratit në Superiore
Nga Agron KAJA

Java që po mbyllim kulmoi me ndeshjet e dy skuadrave tona në Europë, ju si i komentoni fitoret e thella të Egnatias dhe Dinamos?
Të dyja skuadrat na kënaqën që fituan dhe u kualifikuan në turin më tej, sidomos Egnatia që e kishte më të vështirë. Them se Nevil Dede ka punuar mirë me ekipin, e po kështu Dinamo, e cila bëri një përmbysje të bukur me një rezultat të thellë.
Në këndvështrimin tuaj teknik, në cilën prej këtyre dy ndeshjeve nuk kishte pritshmëri për fitore?
Egnatia kishte më pak pritshmëri, nisur nga humbja 1-3 në takimin e parë. Por tregoi nivel të lartë dhe siguroi grupet, ndërsa për Dinamon, pritshmëria ishte më e afërt për kualifikimin. Një ogur ky për sezonet e tjera për skuadrat tona në Europë.
Përsëri do kemi dy skuadra në Europë, si e shikoni ecurinë në sfidat e radhës në ndeshjet Play-off?
Të dyja sfidat e radhës për skuadrat tona janë interesante, sidomos Dinamo me qipriotët e Pafos. Trajneri Daja e ka konsoliduar ekipin dhe do ta gjejë atë zgjidhjen teknike në favorin e tij. Ndërsa Egnatia e ka siguruar kalimin e këtij turi.
Seperiorja është në ditët e fundit përgatitore, çfarë hapësira kanë trajnerët në këto ditë deri më 22 gusht?
Ngarkesa fizike e fazës përgatitore tashmë është ulur, dhe më shumë bëhet kolaudimi i skuadrave, por edhe ndonjë emër me kualitet në merkato, që ta ngrejë nivelin e ekipit. Duke bërë lëvizje të mëdha (hyrje e dalje), do kemi nivel më të mirë.
Gjatë këtyre muajve me përgatitje, miqësore dhe merkato, e kanë bërë skuadrat kolaudimin e tyre për sezonin e ri?
Unë e përmënda më sipër, por këtë e kanë në dorë trajnerët dhe drejtuesit me elementët që kanë afruar dhe përgatitjet që kanë bërë. Shpresoj të bëhet një kampionat sa më i bukur dhe të luajnë sa më shumë ekipe në grupet në Europë.
Edhe një javë nga starti i sezonit të ri, një parashikim juaji për javën e parë, cili është?
Gjithmonë në ndeshjet hapëse të kampionatit, surprizat janë të pritshme. Mbetet i vështirë parashikimi, sepse kjo është java e parë e skuadrat e Superiores do i matin forcat mes tyre për herë të parë. Vetëm se do t’ju uroja skuadrave start të mbarë.
Në gjykimin tuaj teknik, mendoni se në këtë sezon do të kemi nivel më të mirë të arbitrimit të ndeshjeve?
Me disenjatorin italian të arbitrave, mendoj se çdo gjë e re është për të mirën e futbollit, sepse Italia me arbitrimin ka nivele të larta. Do rritet niveli i gjykimit të ndeshjeve dhe dhe niveli i futbollit. Kjo vendosje do ti shërbejë rritjes së cilësisë.
Referuar kalendarit dhe rregullores për skemën e Superiores, si e shikoni ecurinë e garës të sezonit të ri?
Do jetë një skemë që do ti shërbejë nivelit dhe cilësisë në këtë kategori të futbollit tonë. Të ketë sukses si skemë dhe ta përdorë në sezonet e tjera. Tashmë është rritur niveli i Superiores, përderi sa dy skuadrat tona luajnë ende në Europë.
Përfitimet e kualifikimit shkojnë në miliona euro
Referuar shifrave që mundësohen nga UEFA, ekipi i Egnatias ka arkëtuar 3,17 milionë euro. Një shifër që nëse arrihen grupet e Europa Ligë, fitimet do të shkojnë në 4,31 milionë euro. Ndërkohë, Dinamo deri tani ka arritur shifrën 1,45 milionë euro fitime, dhe në rast se kalon në grupet e Konferencë Ligë, fiton automatikisht 3,17 milionë euro.

SKUADRAT NË EUROPË
SEZONI 2026-2027
E G N A T I A
LIGA E KAMPIONEVE
Turi i parë eliminator
E mërkurë, 8 korrik 2026
Petrokub (Mda)-Egnatia 1-1
E mërkurë, 15 korrik 2026
Egnatia-Petrokub (Mda) 6-1
Turi i dytë eliminator
E mërkurë, 22 korrik 2026
Egnatia-Celje (Sllo) 3-3
E martë, 28 korrik 2026
Celje (Sllo)-Egnatia 2-2
Egnatia eliminohet me penallti
UEFA EUROPA LIGË
E martë, 4 gusht 2026
Shmarok R (Irl)-Egnatia 3-1
E enjte, 13 gusht 2026
Egnatia-Shmarok R (Irl) 5-1
E enjte, 20 gusht 2026
Kualifikohet në Faza Play-off
Egnatia-Lilestron (Nor) 19:00
DINAMO CITY
KONFERENCË LIGË
Turi i parë eliminator
E enjte, 9 korrik 2026
Dinamo C-Astana (Kaz) 0-1
E enjte, 16 korrik 2026
Astana (Kaz)-Dinamo C 1-4
Dinamo kalon turin tjetër
Turi i dytë eliminator
E enjte, 23 korrik 2026
Aluminij (Sllo)-Dinamo 1-1
E enjte, 30 korrik 2026
Dinamo-Aluminij (Sllo) 3-0
Turi tretë eliminator
E martë, 4 gusht 2026
Auda (Let)-Dinamo C 1-0
E enjte, 13 gusht 2026
Dinamo C-Auda (Let) 4-0
Kualifikohet në Faza Play-off
E enjte, 20 gusht 2026
Dinamo C-Pfafos (Cyp) 19:00
Dy mrrekulli në dy liga, Egnatia dhe Dinamo City histori suksesi

Egnatia dhe Dinamo City kanë bërë më të mirën në ndeshjet e kthimit në Europë, duke kaluar në turet që i çojnë në Play-off dhe në grupe eliminatore. Me fitoren 5-1 ndaj Shamrok Rovers, Egnatia ka shansin për të luajtur kundër Milanit dhe Juventusit, sepse ka siguruar praninë në play-off të Ligës së Europës. Në dy javët e ardhshme me ekipin norvegjez të Lilestrom. Ndërkohë, në ndeshjen e kthimit ndaj Auda, Dinamo vazhdoi mrekullinë në arenën europiane pasi fitoi 4-0, duke vulosur këtë kualifikim të merituar. Në “Play Off”, Dinamo do të përballet me qipriotët e Pafos. Kjo ishte hera e parë në histori, që Dinamo arrin të kalojë 3 ture radhazi.






















