Astrid zbulon të ardhmen e Mauro Icardi: Interi do ta shesë

500
Sigal

Quhet Astrid Ericsson dhe është e dërguara zyrtare e klubit të Interit në takimet e Champion League dhe Europa League për televizionin “Inter Channel”. Modelja ishte e ftuar në emisionin sportiv “Tiki Taka”, ku rolin e opinionistes e ka edhe bashkëshortja e Mauro Icardi, Wanda Nara.

foto galeri

foto galeri

në mënyrë të pavetëdijshme ajo zbuloi një detaj shumë të rëndësishëm në lidhje me të ardhmen e sulmuesit argjentinas, duke lëshuar një “bombë” të vërtetë sa i përket merkatos.

0 21

“Ndoshta Icardi po luan me Interin, pasi klubi kërkon ta shesë në fund të sezonit”, ishin fjalët e modeles me origjinë suedeze, që më pas u shoqëruan edhe me reagimin e bashkëshortes së Icardi, Wanda Nara.