Dëmtimi në mushkëri, Telushi rrezikon Kukësin

498
Sigal

Mesfushori dhe lideri i Partizanit, Bruno Telushi, pësoi një dëmtim të rëndë dje në sfidën ndaj Teutës, ku pas një përplasjeje u detyra të braktisë ndeshjen dhe të shkojë me ambulancë në spital, ku u shtrua menjëherë.

Telushi ka dëmtuar mushkërinë pas goditjes në shpinë dhe është shtruar me urgjencë në spital pasi ka kaluar një pneumotorxit, dëmtimin e pleurës së mushkërisë dhe që lejon ajrin të futet në trup. Mjekët kanë ndërhyrë në mënyrë kirurgjikale duke krijuar një mundësi që ajri të dalë jashtë trupit nëpërmjet një tubi.

Menjëherë pas ndeshjes, stafi i skuadrës ka shkuar në spital për të parë nga pranë situatën dhe për të mbështetur lojtarin, i cili për situatën shëndetësore të krijuar, rrezikon ndeshjen-titull me Kukësin në javën e 26-të të kampionatit, gjithsesi te stafi i kuq janë optimistë që mesfushori luftarak do të jetë gati në kohë.