Pjesë e grupit të njohur kriminal, bie në pranga 45 vjeçari

509
Sigal

Një person është arrestuar pasditen e sotme nga policia e shtetit.

Arrestimi u bë në Shkodër, ku në pranga ra shtetatsi me iniciale K.Gj, 45 vjeç. I arrestuari kryente veprimtari penale në fushëne narkotikëve. Dyshohet se personi është pjesë e një grupi kriminal në prodhimin dhe trafikimin e narkotikëve

Ja njoftimi i policisë:

Shkodër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Kir”, sekuestrohen lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse, 1 në pranga

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor, ku është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.

Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 4.5 kg kanabis;

– 2 armë zjarri automatike;

– 19 kapsolla per lende plasëse;

– 10 metër fitil zjarrpërcjellës;

– 10 krehera;

– 77 fishekë;

– 2 radio marrëse e dhënëse.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.