Trajneri i PSG i sinqertë: Kemi probleme, ndeshje si ndaj Brest të mos përsëriten më!

31
Sigal

PSG triumfoi me vuajtje ndaj Brest me shifrat 2-3. Për të arritur te suksesi u nevojit një gol në fund me penallti, nga ylli Kylian Mbappe. Trajneri i kampionëve të Francës, Luis Enrique, pranoi se skuadra ka probleme.

“Mbappe ishte vendimtar dhe goli i tij na kënaqi pafundësisht shumë sepse ishte një sukses i rëndësishëm për ne. Ne e nisëm shumë mirë, por në pjesën e dytë Brest luajti shumë mirë dhe mund të them që kjo fitore tregoi edhe limitet tona. Unë mendoj se diçka nuk po shkon shumë mirë sepse ne nuk mund të vuajmë gjithmonë për të fituar dhe nuk do të ishte çudi edhe sikur Brest te fitonte, luajtën një ndeshje të madhe. Duhet të punojmë që këto ndeshje të mos përsëriten më, kemi potencial dhe shumë shpejt besoj se do të jemi në formën e duhur.” – tha Luis Enrique.