Neymar u dëmtua para rreth një muaji në ndeshjen e Kupës me Caen dhe që nga ajo ditë ai nuk është stërvitur me skuadrën, por ka qenë i detyruar t’i nënshtrohet fazës së rikuperimit.
Mjekët thanë se i duhet 1 muaj për t’u rikuperuar, që përkon fiks në ditën e ndeshjes së dytë në Champions League ndaj Barcelonës, në të cilën Neymar ka shumë dëshirë të jetë.
Ditën e sotme braziliani është kthyer të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës, teksa këtë e lajmëron vetë në një postim në rrjetet sociale.