Suplementi Pena Shqiptare/ Zeqir Hysa: Desha…

DESHA…

Përtypa vitet ,

Sigal

si pelin i zi, i hidhet,

E pamundur ish të qeshja

për mllëfet.

E lava shpirtin ,

në ditët më të ftohta,

I vetmuar në dimrin më të zi.

 

U qasa pranë zjarrit tënd,

avuj djerse nxehtësi lëshonte.

Desha të të ledhatoj,

ku askush skishte ledhatuar,

pse ti për mua ishe gatuar.

 

Desha të të prek,

atje ku ke fijen zembrek,

po ti u lazrove si fëmijë zevzek.

Desha t’i mbaj vitet,

po ato më ikin me marifet.