Suplementi Pena Shqiptare/ Fabula nga Çano Nora

405
Sigal

Fabula:

1.UJKU, BARIU DHE QENI VOGËL

Ujku erdhi një natë në stan,

E ndjeu qeni i vogël

Dhe filloi  të bënte  “ham- ham”.

– Nga ti qerpiku fare s’i lot,

I tha bariu i mërzitur.

– E di,- i tha qeni vogël,leh kot,

Që të vijnë qentë e rritur.

 

2.MIZA DHE MILINGONA

 

Thoshte miza që nga jashtë,

Në rrjetë është bërë punë me art.

 

Merimanga nis i flet:

– Mizë, për hir të së vërtetës,

Shprehu  më mirë  brenda rrjetës.

 

3.MINJTË E VEGJËL, MACJA DHE MIUSHJA

 

Ca minj të vegjël rreth një maceje vinin,

Se me të kishin hyrë në lojë.

E falenderonin dhe vlerën asaj i ngrinin,

E mirë, e dashur!….Zonjë!

 

I dëgjoi miushja dhe ua ktheu:

– Macet s’të ndahen, të bëhen urë.

U tha të vegjëlve atë që në shpirt ndjeu:

– Me macet ne nuk kemi luajtur kurrë.

 

4.SORRA DHE BRESHKA

 

Një sorrë ishte ngjitur në pemë,

Dhe hante ca kokrra të bëra.

Këtu tha breshka, lezetin u  kam ndjerë,

Kur bien poshtë i ha të tëra.

 

Breshka për qejf një kokërr e zgjedh,

Dhe zgjatet të kap atë te një plis

Sorra që nga lart një glas i hedh

Dhe ia bëri kokrrën të gjithë pis.