Suplementi Pena Shqiptare/ Lorenca Bejko: Oh sa i dua artistët

602
Sigal

Me mendjen e tyre ashtu do e pikturoja qiellin

e do ishte një mishmash fjalësh nga poetët

e një topth ngjyrash nga piktorët

e një lëmsh ndjenjash nga këngetarët

që do pikonin tëposhtë mbi të mijat supe,

Tinguj, kaçavjerre ndër krahë

ngjyra kaçavjerr gishtrinjëve,

e emocione fshehur mbi qerpikë…

Oh sa i dua artistët!

Ata jokonvenvionalisht të shohin,

Ata ecejaken e zakonshme nuk ndjekin

ata rregullat thyejnë

rebelët e një bote tjetër

banorë janë,

Të njëjtin ajër thithin,

Të njejtin autobuz marrin

por destinacioni i joti

me tyren s’është i njëjti..

Ti mund të jetosh përngjitur në simbiozë

çatia kolektive ndahet me një të tillë

Oh sa i dua artistët,

Bota e tyre, e imja e jotja,

e artistit e njëjta,

Jo s’është…