Rezulton i rremë alarmi për bombë te Ambasada Ruse, çanta e braktisur kishte vetëm rroba

328
Sigal

Një çantë e braktisur pranë Ambasadës Ruse në Tiranë, ka vendosur në alarm autoritetet se brenda saj mund të kishte lëndë eksplōzivi. Policia ka gjetur një çantë dyshimtë në trotuar dhe njëri prej oficerëve e ka hapur.

Brenda çantës rezultoi se kishte vetëm rroba. Ajo ishte harruar aksidentalisht nga një person në trotuar.

Çanta e braktisur vendosi në alarm autoritetet e sigurisë së Ambasadës Ruse, po jo vetëm Zona u rrethua nga policia, ndërkohë që pritet të kontrollohen edhe kamerat e sigurisë për të identifikuar personin që e ka harruar.