Belind Këlliçi: Vendi po shkon drejt represionit total , kanë shtuar survejimin zërave kritikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratave të fundit për monitorimin e komenteve në internet nga Policia e Shtetit.

Këlliçi akuzon qeverinë Rama se po ndërmerr masa represive ndaj zërave kritikë dhe qytetarëve që shprehin pakënaqësi.

Sigal

Postimi i plotë:Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!Edi Rama po merr çdo masë që një sundues mundet në një vend europian, në proces integrimi.

Ai ka shtuar survejimin, mbikqyrjen, represionin, dhunën ndaj protestuesve e zërave kritikë, tani zyrtarisht u pohua dje se Policia e Shtetit do të merret me ata që bëjnë komente të papëlqyeshme në internet.Kjo është hapësira që nuk e kontrollon dot me blerje e me kamzhik.

Deklarimi i Drejtorit të Policisë është shqetësues.I keqpërdorur nga Edi Rama ai tenton të frikësojë sidomos të rinjtë që kanë prishur rëndë rehatinë e bosit të madh.

Edi Ramës i ka ngelur tanimë një masë in-extremis pa marrë ende. Të bllokojë internetin e ta lërë Shqipërinë të izoluar.Për karrigen e tij e për frikën që ka nga drejtësia kur të mos ketë më pushtet, është gati të bëjë çdo gjë.