Digjet një magazinë në Shkozet, kabllot e tensionit bien në tokë/ Gjysma e qytetit pa energji

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një magazinë në zonën e Shkozetit në Durrës.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe përmasat e dëmeve.

Sigal

Raportohet se një pjesë e qytetit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e këputjes së kabllove të tensionit të lartë.

Autoritetet po vijojnë punën në terren për normalizimin e situatës, ndërsa priten të dhëna të tjera lidhur me dëmet dhe shkaqet e rënies së zjarrit.