Dervishaj: Transporti Ndërqytetas ka nevojë për rioganizim dhe rinovim të autobuzëve

596
Sigal

Ministri i Transportit dhe
Infrastrukturës, Sokol Dervishaj ka pritur ditën e sotme kryetarin e Shoqatës
Kombëtare të Transportit Ndërqytetas, Kujtim Mema dhe Marenglen Poreçin kryetar
i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve.

Fokusi i këtij
takimi ishte reforma në Transportin Ndërqytetas dhe problematikat që kanë
operatorët.

Ministri
Dervishaj tha se ministria është në dijeni të problemeve që ka ky sektor dhe
ofroi bashkëpunimin për t’i tejkaluar.

Dervishaj
gjithashtu kërkoi bashkëpunimin e të gjithë operatorëve por edhe mirëkuptimin e
tyre, për ta aplikuar në tërësi paketën ligjore.

Duke u ndalur
te çështja e vjetërsisë së autobusëve, ministri tha se operatorët duhet të kenë
një organizim më të mirë dhe të rinovojnë flotën e autobusëve që kanë në përdorim.

“Është koha
për më shumë disiplinim në sistemin e Transportit Ndërqytetas dhe duhet të
rritet cilësia e shërbimit ndaj udhëtarëve, një nga arsyet kryesore e
implementimit të kësaj reforme”, tha Dervishaj.

Përfaqësuesit
e Shoqatave të Transportit, ngritën shqetësimin për mungesën e terminaleve të
autobusëve, duke kërkuar nga ministria që të ushtrojë më shumë ndikim ndaj
bashkive për të ndërtuar terminalet e reja.