Regjimi i lehtësuar përfundoi më 30 shtator, rikthehen kontrollet e dokumentave në kufirin Shqipëri-Kosovë

Nga dita e sotme, 1 tetor, kanë nisur sërish kontrollet e dokumenteve në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, pas përfundimit të periudhës së kalimit të lehtësuar gjatë sezonit veror, e cila zgjati deri më 30 shtator.

Sipas marrëveshjes mes dy vendeve, gjatë periudhës së sezonit jo-veror, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës do të kalojnë kufirin sipas procedurave normale dhe do t’u nënshtrohen kontrolleve të dokumenteve.

Sigal

Megjithatë, regjimi i lehtësuar do të vijojë gjatë fundjavave dhe festave zyrtare. Në këto ditë, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të mund të kalojnë pa kontrolle kufitare, sipas përcaktimeve të marrëveshjes.