Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Me bulat e gishtrinjeve preka

Me bulat e gishtrinjeve preka
nga pak te gjitha ndjesite
Pastaj ngadale, fort mblodha gishtrinjte
Ne grushtit tim i mbajta
Deri kur? Per sa kohe, se di !!!

Më buzëqesh mikja ime

Sigal

Koha është si stinët
frutet e saj nuk mund ti ndryshosh
i merr me vete  dhe ato që nuk mundëm ti bejmë
E pa kohë është dashuria çdo herë
Ti je një i panjohur në një vend që nuk e njeh
Ndaj më buzëqesh mikja ime

Në universin tim koha nuk ekziston

Në universin tim koha nuk ekziston,
çfarë mund të më ndalë të ndjej?
Koha nuk ekziston, jeta është
e gjitha shkak e pasojë,
pa asnjë vonesë.

Ndaj jam nënë e grua,
deri sa rrethi të përmbushet,
prani e etur.
Unë jam qendra ku përplaset vala,
frymëmarrja që s’pret të nesërmen.