Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Mos m’i vra ëndërrat

Mos m’i vra ëndërrat

Ëndërrat mos m’i vra

Sigal

Se pa yje qielli

Çfarë kuptimi ka.

 

Mos m’i vra ëndërrat

Kurrë, o njeri!

S’ka kuptim vendlindja

Pa pak dashuri.

 

Po m’i vrave ëndërrat

S’ka ëndërra do thonë

Se pranverë s’ka

Pa lule dhe aromë.

 

Ëndërrat mos m’i trëmb

kurrë, o njeri!

Se zemra s’është zemër

Kur s’ka dashuri

 

Ti Nuk Ishe Si Të Tjerët

Mes një epoke shumë të errët

Shpesh e pate jetën si fortunë

Dhe prap nuk u bëre si të tjerët

Por ndrite dhe nga ylli, më shumë.

 

S`iu dorëzove kurrë shtrëngatës

Jetove me atë që vetë kishe mbjellë

Rreze hëne në mes të natës

Ndriçove edhe në vrimën më të thellë.

 

Atje ku gëlonin injorantët

Ti mbete yll i ndritur, yll lirie.

Vlerën nuk e humbin diamantët

Jo, kurrë vlera e tyre nuk bie.