Njerëzit do të shprehin atë që ndjejnë për ty
Me fjalë, pa fjalë, me shumë mënyra
Disa duke të parë në sy
E shumë të tjerë i tradhëton fytyra!
Ti jo, nuk ke pse ndjehesh keq
Kur je vetvetja nuk je fajtor.
Që ta kesh mirë me të gjithë(për dreq)
Duhet patjetër të jesh aktor!






















