Suplementi Pena Shqiptare/ Simon Mirakaj: Baftjari

129
Sigal

Baftjari ishte nga një fshat i quajtur Mazhaj. Fshati nga kampi i internimit Gjaz (Lushnje ) ishte afërsisht dy km larg. Baftjari kishte fituar të drejtën të punonte në fermë. Kjo largësia nuk i dukej gjë.Këtë rrugë e bënte dy herë në ditë në mëngjes qeë vinte për të marrë planin e punës dhe mbas punës nisej për shptëpi. Baftjari tregonte mbasi u njohëm se në fillim kur shkuam ne në Gjazë sigurimi kishte hapur fjalë nëpërmjet njerëzve të tyre se do vijnë disa familje kriminelësh.

-Unë tha ai ngaqë kisha frikë nga ju i bija rrugës për të shkuar në shtëpi rrotull. Në vend që të shkoja për një orë e bëja për një orë e gjysëm dhe qeshte. Ishte i martuar me dy apo tre fëmijë nuk më kujtohet, por kishte dhe humor. U ndodha në një brigadë me Baftjarin. Qëllonte që punonim afër në kanal apo vija. Kur uleshim për të pushuar bënim pak muhabet. Baftjar,- i thoja po gruaja punon? Punon e merr pikë në kooperativë kështu paguhej me pikë. -Tani e kemi të vështirë shumë për kalamajtë për t’i rritur se kishim një lopë po tani nuk mbajmë dot: nuk ka qumësht se na kanë mbjellur grurin afër shtëpisë e nuk lenë që ta kullosim, mdaj na thonë anës kanalit. Kishim pula ato na thonë mbaje në kotec se hanë grurin. Lopën e shita. Mundohem të nxjerr ndonjë lek me shkuesi dhe qesh. -Te japin lek?  -Jo! Më blejnë një palë këpucë. -Më erdhi njeri që i kishte vdekur gruaja, kishte disa vjet, dhe donte nuse. Unë i thashë:- Si e do? E do me viç? Ai më tha:- Dua nuse jo lopë. Mirë -e mire-ë se një është në fshat që i ka vdekur burri dhe ka një djalë prandaj të thashë e do me viç… -E mirë me viç me djalin, se edhe unë kam një vajzë. E kështu i rregullova. Ai më dha 2000 lek e një palë këpucë. Me lekët bleva librat e kalamajve. Mbas pak u ulëm për të ngrenë. Kur nxjerr nga çanta Baftjari, bukën e misrit që ishte e trashë sa buka e grurit! Unë kujtova se e ka bukë gruri e i them: -Baftjar po hani bukë gruri? – Ca re kjo është bukë misri. Unë ja hidhja bukën lopës e nuk e hante se bukën e kanë bërë nga misri hibrit po nga ato të fundit të koçekut. Me bukën kishte edhe dy kokrra vezë. Nxora bukën nga çanta. Kisha marrë bukë shumë dhe e ndava për gjysëm:- na,- i thashë Baftjar. -Po e marr të jau çoj kalamajve.

– Merre haje tani! Kur të mbarojmë punën eja me mua shkojmë në Gjazë e do marr një bukë për ty e për kalamajtë. U nisëm për në shtëpi e unë u drejtova te dyqani për të blerë bukë. Shitësit i them :- Më jep dy bukë se më kanë ardhur miq. Mora dy bukët, kur i pa Baftjari i shkëlqeu fytyra, mori njerën bukë. -Kur të më shohin kalamajtë që ju kam sjellë bukë gruri do fluturojnë nga gëzimi. U ndamq me Baftjarin duke i thënë njeri-tjetrit natën e mirë.

Baftjarin e kujtojmë sot me respekt. Ishte punëtor e i ndershëm.

Ndryshimi mes nesh e Baftjarit ishte se ai shkonte në shtëpinë e vet e nuk e kishte atë pasigurinë tine ku çdo ditë na kërcënonte pasiguria për jetën e kjo vinte se ne quheshim armiq.