Suplementi Pena Shqiptare/ Elpiola Lluka: “A foli çiltërsia?!”

31
Sigal

 

 

Pas udhës së gjatë,

me akuj, që nuk shkrihen…

A foli çiltërsia,

pse atje zemrat ngrihen?!

 

Me hijen e mëkatit,

veshur si veladon…

A foli çiltërsia,

për nderin që s’jeton?!

 

Në gjumin e thellë,

me njerëz të pagjumë…

A foli çiltërsia,

pse drejtësi kurrë s’vunë?!

 

Kur injoranca merr vlerë,

në udhëkryq të pafund…

A foli çiltërsia,

për meritokracinë që humb?!

 

Nën rrënoja të fatit,

atje ku gënjeshtra rri përherë…

A foli çiltërsia,

për jetën hipokrite të mjerë?!

 

Për sinqeritetin që vdes,

gjithmonë nga dita në ditë…

Kur s’flet më çiltërsia,

mos prit të shohësh dritë!