Suplementi Pena Shqiptare/ Elpiola Lluka: “Toka mes Kohës dhe Hapësirës”

Me galaktikën në vallëzim,

kurora e Tokës po shkëlqen…

Sigal

Miliarda vite më parë krijim,

bashkim materiesh në shpërthim,

me përqafim të blertë sot vjen…

 

Mori gjallesash erdhën në jetë,

mes tyre frymon edhe njeriu;

Nëpër pyje mbetur të shkretë,

kur egoja gjelbërimin përpiu…

 

As vetë forcat gravitacionale,

nuk e mposhtën dot grykësinë…

si vullkan ndienjat irracionale,

djegur me magmën dhe pabesinë,

në zemër kanë zaptuar njerinë!

 

Një oqean dëshirash i pafund,

qëndron midis kohës e hapësirës…

Meridiani përreth globit përkund,

ndjesinë e ujit mes shkretëtirës…