Neritan Sejamini: Kujt do t`i falen tokat? Zbulohet kush përfiton nga Paketa e Maleve

Gazetari Neritan Sejamini ka ngritur dyshime për tokat që po u falen oligarkëve duke ua marr banorëve të zonave ku ato ndodhen me preteksin se do të investohet me park foto voltaic ose resorte turistike që do të zhvillojnë ekonomin e vendit.

Sejamini shpjegon se hileja ligjore qëndron tek zvëndësimi i termit pronar me “posedues” duke krijuar hapësira ligjore për tiu falur olikarkëve tokat me të cilat banorët e fshatrave mbjellin prodhimet e tyre ose kullotin bagëtitë si e vetmja shpresë për të mbijetuar.

Sigal

“Pyetja më e rëndësishme është: Kujt do tia falin këto toka? Ligji thotë se toka mund ti jepet çdo kompanie apo subjekteve juridike, por me një kusht, duhet të jetë posedues jo pronar i tokës ku dëshiron të investojë. “Posedues” është një term i ri që është krijuar tani për të zvëndësuar fjalën pronar. Por cfarë nënkupton ai sipas ligjit? Ligji përcakton dy kategori që i quan posedues jo pronar ata që kanë përdorur tokën në të kaluarën. Ligji nuk përcakton sesi mund ta kenë përdorur tokën, mjafton që ta kenë përdorur në një mënyrë ose tjetër në dhjetë vitet e fundit. Si do të provohet që ata kanë qenë përdorues të tokës më parë/? Ligji thotë se duhet të paraqesin dokumenta për të verifikuar këtë gjë? Në ligj parashikohet që duhet të ketë paguar faturat e ujit dhe dritave. Si mund të ketë dokumenta për pagesat e taksave kur nuk ka përdorur më parë këtë tokë? Apo dokumenta të tjera më pak serioze që janë fotografiutë. Por edhe nëse nuk ka ndonjë document ligji lejon që poseduesi të paraqesë dëshmi personale ose njerëz të njohur, ose punonjës të bashkisë që të vërtetojnë që subjekti ka qenë përdorues në dhjetë vitet e fundit. Pra kjo ishte kategoria e parë. Kategoria e dytë, është e personave që e kanë përdorur tokën në të shkuarën” tha Sejamini.