Blushi:Çfarë masash do marrë Qeveria për të rrëzuar aktgjykimin ndaj ish krerëve të UÇK?

Deputeti i PL, Tedi Blushi ka kërkuar interpelancë me kryeminsitrin Edi Rama, pas dënimit tee ish krerëve të UÇK në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të cilët luftuan për të mbrojtur luftën e UÇK.

Sipas Blushit pas deklaratës unanime të Kuvendit, Shqipëria nuk mund të mjaftohet më me reagimin politik.

Sigal

Ligjvënësi i PL, thekson ndër të tjera se qëndrimi i Kuvendit duhet të përkthehet në një strategji konkrete shtetërore, juridike dhe diplomatike.

Blushi shton se nga ana e qeverisë shqiptare duhet të ndërmerren veprime konkrete, ligjore, diplomatike, institucionale dhe e mirëkoordinuar me Republikën e Kosovës.‘Republika e Shqipërisë duhet të përdorë të gjitha instrumentet që i njeh e drejta ndërkombëtare për të mbrojtur interesat e saj, për të mbështetur institucionet e Kosovës dhe për të garantuar që çdo çështje që prek drejtpërdrejt Shqipërinë dhe interesin kombëtar, të trajtohet me seriozitetin, ekspertizën dhe përgjegjësinë që kërkon një çështje e kësaj rëndësie’, thekson ndër të tjera deputeti i PL, Tedi Blushi në kërkesën për zhvillimin e një interpelance urgjente me Kryeministrin.