2,4 milionë euro pa kryer punë/ Nisin hetimet e thelluara ndaj OST-së për pagesat që i dha “DH Albania” për linjën 220 kw Burrel – Peshkopi

545
Sigal

Skandali/Nisin hetimet e thelluara ndaj OST për pagesat që i dha  “DH Albania” për ndërtimin e linjës 220 kilovat Burrel – Peshkopi

Thellohet skandali i Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) i ka parapaguar rreth 2.4 milionë euro kompanisë “DH Albania” për të nisur punimet në ndërtimin e linjës 220 kilovat Burrel-Peshkopi, por më vonë këto para janë kthyer mbrapsht. Lajmi konfirmohet nga Prokuroria e Tiranës. Në fakt, kjo është një procedurë që zbatohet nga një pjesë e madhe e institucioneve publike, të cilat pas nënshkrimit të kontratave parapaguajnë kompanitë private me 20% të vlerës për të filluar punimet në terren. Kjo praktikë është zbatuar edhe në rastin e linjës Burrel-Peshkopi, edhe pse paratë janë kthyer menjëherë mbrapsht, pasi OST anuloi tenderin. Më parë, OST e ka mohuar që të ketë paguar para për “DH Albania,” por tashmë transferta është konfirmuar nga hetimet e prokurorisë. Por deri më sot OST nuk ka filluar të rihapë procedurat për ndërtimin e linjës 220 kilovat Burrel – Peshkopi. Kjo vonesë nga OST bën që të të lindin edhe dyshime, përse dhe çfarë fshihet pas kësaj vonese, e cila, kurrsesi, nuk mund të jetë një neglizhencë burokratike.