Mes disa banesave të kontrolluara nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, ështe dhe ajo e Bardhyl Kollçakut, ish deputetit të PS në qarkun e Beratit.
Kollçaku më parë ka shërbyer si gjeneral Brigade në Ushtrinë Shqiptare dhe është një nga ushtarakët që firmosi nxjerjen nga plani i përhapjes së Ushtrisë të bazës detare të Limionit.
Kollçaku shfaqet në një video 5 orëshe me gjeneralë të tjerë që flasin për shkarkimin e admiralit të Flotës Luftarake Detare dhe bisedojnë për lëshimin e bazës së Limionit Sarandë tek kompania private që fitoi statuesin e investitorit strategjik.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se bëhet fjalë për 5 orë filmim të dorëzuar nga avokati Arben Llangozi, ku Gjeneralët kryesorë të Ushtrisë janë përgjuar me zë dhe figurë, teksa marrin vendime të orientuara në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Për këtë çështje për më shumë se 3 vite me rradhë, SPAK ka hapur një dosje penale, ku në qendër të hetimit janë Gjeneralët kryesorë të Ushtrisë dhe ish-ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Megjithëse ka kaluar disa vite nga hapja e kësaj dosje hetimore, SPAK, ende nuk ka konkretizuar këtë çështje, qoftë me vendim dërgimi në gjyq por qoftë dhe me vendim pushimi.
Tani pas 1 muaj të dorëzimit të këtij materiali filmik prej 5 orë diskutim në mbledhje, hetimi ka përparuar edhe më tej, duke kryer kontrolle në banesën në banesën e ish-shefit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Bardhyl Kollçaku dhe dy biznesmenë.
Në bazë të këtyre hetimeve, me vendim të GJKKO është vënë në sekuestro edhe Portin e Limionit, një bazë e Forcave Detare, pronë e ushtrisë shqiptare e cila në korrik të viti 2020, me vendim të qeverisë, i është dhënë me qira, si pjesë e një territori shumë më të madh.
Baza detare e Sarandës do të qëndrojë e sekuestruar derisa Prokuroria e Posaçme të dalë me një vendim për hetimin e nisur lidhur me procedurat e ndjekura për dhënien me qira te privati të pronës së ushtrisë.



















