(Humor në varg… mbase dhe i vërtetë…)
Joo- joo, ka ndodhur vërtet
e mos e merrni, si një të madhe çudi.
U morën me shpikjen një roboti,
kushedi se e sa shkencëtarë
Thonë se kjo pat ndodhur
tutje Lindjes së largme, në Japoni
E në shërbim të drejtësisë duhej vendosur ,
për të gjetur kusarë !
Ai… gati- gati i’a kaloi …
dhe makinës të së vërtetës në Amerikë
Hajduë e kriminelë, gojë hapur ngelën
e me frikën thellë në palcë
Shumë shpejt u hodh në qarkullim
e shkoi larg madje deri në Afrikë
Nuk pyeste roboti për komb e kombësi ,
sigurisht, nuk pyeste as për rracë !
U turrën ngado prokurorë e gjykatës
nga të katër hemisferat
Kush e kush t’a blente sa më parë,
këtë mekanizëm… tejet magjik
Për pak minuta do kapeshin kusarët
e do përgjoheshin aferat
Si shapi nga sheqeri, do ndahej njeriu i mirë,
nga ai tjetri….që ish më i lig.
Por më parë, ashtu sikurse sot
i ka parimet dhe bota shkencore
Robotët u instaluan,
pranë ministrive të drejtësisë, në çdo shtet
U gëzuan, por më shumë….
u hodhën e brohoritën ata të policisë
Kusarë e banditë, do shkonin në qerre,
ashtu si dikur, lepuri vet.
Ja dhe të dhënat e para,
befasuan krejt botën përparimtare
Ngado, anë e kand globit
u rregjistruan hajdutët në mijra skedarë
Çudia e madhe ish, se…
në gjithë prokuroritë e gjykatat shqiptare
Juristët patën vjedhur komplet robotët …
ndaj dhe skapën dot asnjë kusar !
Veç befasia i la pa mend,
pse jo mbetën dhe të shastisur
Kur Ramës një të tillë i falën ….
si dhuratë nga bota dixhitale
Roboti i tij vodhi krejt ministritë
aq sa me aktivitetin e nisur
Boshatisi gjysmën e thesarit
në lekë dollarë….e pare !
Për bëma të tilla”guines” në rruzull
rekordin e mban Shqipëria
Sepse dhe unë, kur i vodha njerit,
rezultoi se ato ishin…. paret e mia!






















