Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Bajame Hoxha Çeliku

307
Sigal

PATRIOTIT  

QAZIM GJANA  

 

Në t’naltat male o Luma trime,

Ke pas njoftë besë e burrërinë.

T’ ka pas kalue bajagi moti

Ku ty t’u dha ajo besë voci.

 

Mos me harrue kurrë besën e dheut

Që u pat lindë n’majat e nalta,

E mbajti ndez’ dhe larg atdheut

Hej, trim Lumjanin Qazim Gjana!

 

Nuk ishte lojë ajo besa e trimit

Që i ushtoi zani ndër shqiptari.

Ishte dritë – qielli e atij mërgimit

Për t’shtrenjtën Nanën Shqipni.

 

Qazim Gjana, o shqiponjë me fletë

Ti për at’ mbret e për at’ shtet,

Eh, sa ka hjekë popull’ i shkretë

Pa një strategë e për njëri t’ drejtë!

 

Ndër fusha e mal deri në Dri t’ Zi

Me i zbardhun faqen asaj Shqipni!

Me trima e mbret të Shqiptarisë

Moti kisht ndritë nën dritë t’ lirisë.

 

Për besë burri t’ kish lind ty nana

Me faqe t’ bardhë e për trimni.

Veç ndera yte o Qazim Gjana,

Asht flamur sot për ket Shqiptari.

 

Fisnikisht ajo marshon xhenetit

Plot nder’ e gjithkah n’ lavdi,

Për at’ besë që i dhe ti mbretit

Gjanajt përjetësohen në histori.