NOT / Kupa e Shqipërisë mblodhi në pishinën e Akuadromit të Tiranës rreth 200 notarë nga tetë ekipe shqiptare, Te Stela rikonfirmohet kampione e dyfishtë e trofeut
Presidenti Agim Çiraku optimist: Falenderime për pjesëmarrjen
Agron KAJA
Në garat e Notit të Kupës së Shqipërisë (M+F), në ditën e parë moti nuk ishte shumë bujar me notarët, sepse temperaturat ishin të larta dhe deri diku penguese në ritmin e garimit. Por shiu i pasdites dhe koha më normale në ditën e dytë, i dhanë bukuri ritmit të zhvillimit të këtyre garave. Në 20 garat e zhvilluara gjatë dy ditëve (30 qershor-1 korrik) për Meshkuj e Femra, Kupa e Shqipërisë së Notit e përcolli këtë veprimtari edhe drejpërdrejt (Live) në Telegraf Televizion. Një risi që do ta kishin zili edhe të tjera televizione, pse jo edhe sportet e tjerë në Shqipëri, të cilët këto hapësira ose i kanë të pamundura, ose i kanë me pikatore. Historia u shkruajt dhe kjo mbetet për tu parë në të tjera veprimtari të Notit shqiptar, ku më afër (30-31 gusht) është Kampionati Kombëtar që do të zhvillohet në pishinën “Taq Dafa” në Durrës.

Mot i nxehtë dhe gara noti, si e kaloi Kupa e Shqipërisë testin e të nxehtit ekstrem?
Mendoj se e kaloi me skukses, dhe unë si President i FSHN-së e quaj detyrim moral dhe zyrtar që ti falenderoj të gjithë pjesëmarrësit. Të gjithë treguan përkushtim dhe nivel gare, edhe pse i nxehti ishte në një pik shumë të lartë.
Garat e kësaj veprimtarie, mendoni se u zhvilluan në normalitetin e plotë të garimit?
Në vazhdim të përgjigjes sime, do thoja se, për deri sa gjatë garave kishte një normalitet të plotë dhe pa asnjë shqetësim për kushtet atmosferike, do të thotë se notarët ishin plotësisht të aftë ta përballonin, madje edhe me sukses.
Mund të themi se, numri i rekordeve kombëtare të thyera ishte pak për shkaqet atmosferike?
Ju po këmbëngulni në pyetjen tuaj, unë po e përsëris përgjigjen time. Ishin notarët ata që e sfiduan këtë mot të nxehtë, i cili sikur u trazua edhe me rreshje shiu e vranësira. Vetëm një rekord kombëtar nuk është pengesë nga moti i nxehtë.
Po pjesëmarrja e notarëve në këtë veprimtari, ishte në pritshmëritë tuaja si FSHN?
Jo vetëm që ishte në pritshmëri, por i tejkaloi ato. Sepse ishin afërsisht 200 notarë, që nuk janë pak për të thënë se pjesëmarrje të tilla meritojnë respekt. Që të kesh një pjesëmarrje të tillë në këtë periudhë, unë mendoj se është sukses për të gjithë.
Ju çfarë do të veçoni më shumë në garat e Kupës së Shqipërisë?
Do veçoj këtë element që po e bisedojmë bashkë kryesisht, sfida që noratët i bënë kushteve atmosferike me mot të nxehtë. Këtu mendoj se qëndron jo vetëm pasioni I tyre, por edhe kultura sportive që ky sport u ka afruar atyre.
Po me rekordet kombëtare në këto gara, sat ë kënaqur jeni?
Ndjesia ime për rekordet kombëtare është e madhe. Madje edhe kur nuk thyehen rekorde por përmirësohë kohë gjatë garave, edhe ato janë pjesë e tyre. Gjithsesi, falenderoj ata që u bënë pjesë e thyerjes së rekordeve kombëtare në këto gara.
Këto gara u shoqëruan edhe me një transmetim Live nga Telegraf Televizion, ishte me ndikim në gara?
Ky ishte një transmetim që hyri në historinë e Notit shqiptar. Kemi bërë një punë të madhe që arritëm në këtë transmetim. Do falenderoja Presidentin e KOKSHI-it, zotin Fidel Ylli, për mundësinë e linjës direkte që na akorduan në këto ditë garash.
Nga Kupa e Shqipërisë te Kampionati Kombëtar në pishinë 50 m, cila është porosia juaj?
Gjithçka është e qartë në punën e trajnerëve dhe notarëve. Unë nuk kam porosi, por vetëm porosinë që të përgatiten sa më mirë. Edhe këto gara ti kalojnë me suksesin e zakonshëm. Pishina “Taq Dafa” e Durrësit është “arena” e rekordeve kombëtare.

REKORDI KOMBËTAR
Dita e Parë-30.06.2026
Arla Dermishi, AN Te Stela
Gara 50 m Stil i Lirë-Femra
Rekordi 26.96 – ishte 27.05
MË TË MIRËT
NOTARËT
Meshkuj Ediliano Huna (Teuta)
Me 1236 pikë Olimpike
Femra Arla Dermishi (Te Stela)
Me 1300 pikë Olimpike
EKIPET
Më i mirë për Femra
Te Stela (Tiranë) me 342 pikë
Më i mirë për Meshkuj
Te Stela (Tiranë) me 274 pikë

E VEÇANTË
Çdo vit, vetëm një rekord kombëtar në Kupë!
Edhe në garat e Kupës së Shqipërisë në vitin e kaluar (2025), u thye vetëm një rekord kombëtar. Ishte notarja e AN “te Stela” Arla Dermishi, e cila në garën 50 m Stil i Lirë për Femra arriti kohën rekord 26.96, nga 27.05 që ishte më parë. Kupa e Shqipërisë në Not po mbetet “besnike” e vetëm një rekordi kombëtar, sepse në tri vite resht, vetëm nga një rekord kombëtar po thyhet.
DY MË TË MIRËT
Arla Dërmishi më e mira e Kupës: E prisja këtë rekord
Arla Dërmishi e AN “Te Stela”, u shpall notarja më e mirë e Kupës së Shqipërisë 2026, në pishinën verore 50 m. Me 1300 pikë Olimpike, notarja kampione dhe rekordmene e vetme e kësaj veprimtarie, tregoi vlerat e vërteta për një të ardhme të mirë. “Kisha bërë shumë përgatitje para garave të “Teuta Cup”, dhe qëllimi kryesor për mua ishte që në çdo garë të dilja mirë në rezultat. Që unë u shpalla notarja më e mirë e Kupës, këtë nuk e quaj rezultatin më të mirë, por edhe e quaj si një motiv për të ardhmen time, që nga garat e Kampionatit Europian për të Rinj dhe kampionatit kombëtar në muajin gusht”, kështu e përshkruan Arla Dermishi, e cila e fitoi për herë të dytë radhazi si Notarja më e Mirë Femër në Kupën e Shqipërisë.

Durrsaku Ediliano Huna: Fitorja, test për Europianin e kampionatin
Në të dyja ditët e garave në ambinentin e pishinave në Tiranë në zhvillimin e Kupës së Shqipërisë në Not, jo vetëm te grupi i notarëve durrsakë, por edhe te ekipet e tjera pjesëmarrëse, emri i notarit Ediliano Huna u përmënd si një nga më të mirët e kësaj veprimtarie. Dhe këtë e firmosi vetë Ediliano, teksa në përfundimin e garave u shpall Notari më i Mirë i Kupës, pasi kishte grumbulluar 1236 pikë Olimpike. Vetë Ediljano e priste këtë fitore. “Natyrisht që e prisja këtë fitore, sepse isha përgatitur për të dalë kampion në këtë Kupë të Shqipërisë. Përgatitja ka qënë sistematike para këtyre garave, madje trajner Jurgen Fici kishte besimin e plotë se kjo do ishte fitorja ime në këtë Kupë të Shqipërisë. Ja arrita dhe jam i lumtur për suksesin”.
Presidenti i KOKSH-it Fidel Ylli: Noti do ketë një pishinë të mbyllur
Gjatë zhvillimit të garave në Kupën e Shqipërisë në Not, vëmendje të veçantë morri edhe prania e Presidentit të KOKSH-it, Fidel Ylli, i cili veç detyrës, ishte i interesuar edhe për transmetimin live të kësaj veprimtarie në TV Telegraf. Edhe për gazetë “Telegraf”, zoti Ylli u shpreh me konsiderata të mira për punën që ka bërë FSHN-ja, jo vetëm në këtë kupë. “Jam shumë i kënaqur që isha pjesë e një skuksesi të sportit të Notit, me këtë transmetim televiziv live, të cilin e meriton. Noti është sport i bukur dhe i vlerësuar nga KOKSH-i, dhe këtë herë me masat e mira organizative e sfidoi edhe motin e nxehtë, kryesisht në ditën e parë të garave ku kushtet ishin pak më të vështira se në ditën e dytë. Notarët janë mësuar me këto kushte, dhe unë i përgëzoj”, kështu e nisi dje bisedën Presidenti i Olimpikut shqiptar, i cili dha edhe një premtim të madh, që Noti shqiptar e pret me padurim, një ambient të ri gjithëstinor përgatitjeje dhe garimi. “Si President i KOKSH-it, jam i ndërgjegjshëm se infrastruktura e Notit në vëndin tonë kërkon më shumë vëmëndje, me investime të veçanta. E kemi shpallur projektin tonë për një kampus sportive ku edhe pishinat do jenë prioritare, por më parë kam edhe një lajm të ri. E kam sygjeruar këtë edhe te Kryeministri Rama, që pishinës te Akua Parku në Tiranë, i bëjmë disa përmirësive, duke e mbylluar që ajo të jetë funskionale në të gjitha stinët e vitit. Ky do jetë suksesi në përmirësimin e infrastrukturës, e cila do jetë në shërbim të notarëve dhe të shëndetit të tyre. Do jemi fjalëmbajtur me mbështetjen e qeverisë, dhe në veçanti të Kryeministrit. Për sportin e Notit në Shqipëri, kohë më të mirë do vijnë”, ishte kjo biseda e Presidentit të KOKSH-it Fidel Ylli, në mbyllje të garave të notit në Kupën e Shqipërisë 2026.

AN “Te Stela”, fituese e dyfishtë e Kupës
Akademia e Notit “Te Stela” e përsëriti fitoren e dyfishtë të Kupës së Shqipërisë, si për Meshkuj ashtu edhe për Femra. Me 342 pikë për Femrat dhe 274 pikë Meshkujt, kjo akademi sikur po e “hipotekon” Kupën e Shqipërisë vit pas viti. Sukesi i përbashkët i notarëve kampionë dhe rekordmenë, dhe dy trajnerëve pasionantë, Sadik Mema dhe Eduard Cane. “Ky është sukses i përbashkët, ku së bashku me trajnerin Eduart Cane, kemi përgatitur këtë grup notarësh, të cilët edhe këtë herë na bënë krenarë me fitimin e dyfishtë të Kupës së Shqipërisë”, kështu u shpreh dje Mjeshtri i Madh, Sadik Mema. Trajneri Cane duket I pakënaqur. “Meritonim të fitonim më shumë në këtë Kupë”.

Ekipet që garuan
AN “Te Stela”
Tirana
Teuta
Partizani
Vllaznia
Vlora Not
Butrinti
Flamurtari





















