/Gazeta TELEGRAF
Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku: “Për ne ishte shumë e rëndësishme kjo rinisje pas një pandemie të gjatë, që jo pak na ka dëmtuar”
Rinisja me kampionatin kombëtar të fëmijëve ishte starti më i mirë për notin shqiptar. Këtë ka dashur të nënvizojë Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, për gazetën “Telegraf”. Jo vetëm rinisja, por dhe kthimi i fëmijëve në pishinë për t’u marrë me sportin e notit ishte mesazhi më i qartë i të parit të sporteve të ujit në këtë intervistë. Ndryshe nga vitet e tjera, numri i fëmijëve pjesëmarrës ishte pak, por dhe aq sa morën pjesë, përsëri është në nivele të kënaqshme. Një tjetër pikë ishte dhe kujtesa për të ndjerin Klavio Meça, i ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare në dhjetorin e vitit të kaluar, ndërsa Federata Shqiptare e Notit përgatiti dhe një Mirënjohje për të. Por ndërkohë, Kampionati Evropian i notit për të rritur, që zhvillohet më 17-23 maj në Budapest, është shumë i rëndësishëm për notin shqiptar. Noti do të përfaqësohet nga Paolo Priska, Even Qarri, Katie Rock dhe Franc Aleksi.
Ja, intervista e plotë e presidentit të Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, dhënë për gazetën “Telegraf”:
– Një start veprimtarish kombëtare me Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve. Sa i rëndësishëm është ky aktivitet për Federatën Shqiptare të Notit?
– Sigurisht që për ne është shumë i rëndësishëm, sepse kemi një rinisje të notit pas një pandemie të gjatë Covid-19, që dëmtoi në tërësi botën, por në veçanti dhe ne, si sport i notit. Një stërvitje e gjatë e këtyre fëmijëve, atje ku tanimë kanë mundësinë të tregojnë vlerat e përgatitjes së tyre. Të paktën i jemi kthyer normalitetit dhe kjo mendoj se do të na shoqërojë dhe në vazhdim.
– A mund të kishte një numër më të madh pjesëmarrësish?
– Në kampionatet e tjera të fëmijëve kemi pasur një numër edhe më të madh sportistësh pjesëmarrës. Por unë mendoj që, edhe 100 notarë të vegjël nuk janë pak. Do të thotë që ka vazhdimësi. Por siç ju thashë, pandemia përsëri e mban të ndrydhur. Veçse të jeni të bindur se më tej, do të jemi dhe më shumë në numër e në veprimtari të zhvilluara.
– Ndërkohë në prag është Kampionati Evropian i notit, i cili zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Cilat janë pritshmëritë e Federatës Shqiptare të Notit?
– Pritshmëritë tona janë që notarët, të cilët do të na përfaqësojnë në këtë Evropian, të përmirësojnë rekordet e tyre dhe të Shqipërisë. Jemi të bindur se ata do të bëjnë një përfaqësim dinjitoz.
– Kishit përgatitur dhe një Mirënjohje për Klavio Meçan. A ishte ky kampionat edhe për të?
– Në fakt nuk ishte një kampionat me emrin e të ndjerit Klavio Meça, sepse për të do të ketë një aktivitet më vete. Por u përgatit një Mirënjohje, jo vetëm për Klavion, por dhe për familjen e tij për të gjithë kontributin që ata kanë dhënë në notin shqiptar. Sigurisht që ne nuk e harrojmë Klavio Meçan dhe së shpejti, sikurse ju thashë, do të jetë edhe një kampionat me emrin e tij.
– Së fundi, një mesazh për të gjithë komunitetin e notit…
– T’i kthehen stërvitjes! Pandemia kaloi. Të marrin gjithçka pa stres dhe duke u marrë me sport do t’i bëjnë vetes mirë dhe shëndetit mbi të gjitha. Por dhe të gjithë shoqërisë.
Sadik Mema: Të etur për aktivitete
“Stela” është kampione e padiskutueshme e kampionatit të fëmijëve, kjo jo vetëm sepse gara kombëtare u zhvillua në pishinën e saj, por sepse tashmë është krijuar një traditë shumë e mirë në këtë Akademi. Kryetrajneri i “Stelës”, Sadik Mema, ka nënvizuar për gazetën “Telegraf” se, të gjithë ishin të etur për rifillimin e aktiviteteve. “Një vit ndërprerje e aktiviteteve – thotë Mema për gazetën “Telegraf” – ishte shumë për notin shqiptar. Pandemia Covid 19 ka bërë të veten, sepse ka pasur dhe rrudhje, ndërsa na janë larguar sportistë. Megjithatë, ky kampionat kishte masivitet dhe cilësi dhe kjo gjë është shumë e mirë. Mund të përmend emrat e Kaltra Meçës për rezultatet e saj, apo dhe sportistëve të tjerë. E rëndësishme është që “Stela” ka vazhdimësi në rezultate si rrjedhojë e një stërvitje gjithëvjetore”. Ndërkohë për shkak të mungesës së sportistëve ka pasur një numër të reduktuar notarësh. Vetëm 100. Por dhe kjo, të paktën për Memën, e ka një arsye: “Kanë munguar skuadra si Saranda e Vlora, që gjithsesi sillnin një numër të madh sportistësh. Por megjithatë mos harroni që Pandemia bëri të veten. Veçse u rikthyem dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kemi një sërë aktivitetesh në vazhdim duke nisur me kupën “Teuta” në qershor, ndërsa aktivitetet në pishina të mbyllura do të rikthehen në tetor. Por më mirë që nisi, sepse kishim nevojë për veprimtari”.
Vjen “Vllaznia”, Kolë Shiroka: Na duhet një pishinë e madhe
Risia e këtij kampionati fëmijësh ishte rikthimi i “Vllaznisë”. Jo pak, por 12 sportistë, ndërsa kryetrajneri i kuqebluve, Kolë Shiroka, për gazetën “Telegraf” ka theksuar: “Kemi mbi tre vjet që punojmë dhe besojmë se kemi pasur rezultate të mira. Ne jemi të kënaqur për ata 12 sportistë që kishim në këtë garë, ndërsa skuadra të tjera si “Stela”, apo “Tirana”, ishin me ekipe më të plota. Por unë shpresoj që organet e pushtetit vendor të rikthejnë sytë, sepse bëjmë stërvitje në një pishinë të mbyllur, që në fakt është pishinë hoteli, e cila nuk ka asnjë ndarje tipike të pishinave normale. Mendoj se ka ardhur koha e ndërtimit të një pishine të hapur, sikurse është duke u bërë në Vlorë, apo sikurse është në Durrës, sepse Shkodra ka traditë. Perspektiva është e mbarë, por duhet më tepër përkrahje për të shkuar përpara”.
Mirënjohja për Klavio Meçan: “Për ne një emocion shumë i madh”
Federata Shqiptare e Notit ka dhënë një Mirënjohje për Klavio Meçan, i ndarë nga jeta në dhjetorin e vitit të kaluar. Për familjen, por veçanërisht të atin, ishte një emocion shumë i madh: “Për ne është një emocion shumë i madh, sepse na ringjallën dhe një herë kujtimin e Klavios. Ne jetojmë çdo ditë me kujtimet e bukura të Klavios, por Mirënjohja tregon që ai ka lënë shumë për komunitetin e notit shqiptar. Emocionet, lotimet, duartrokitjet, tregojnë se kujtimi i Klavios është i gjallë dhe për këtë, ne i falënderojmë të gjithë”. Ndërkohë për të plotësuar familjen, Kaltra Meça është shpallur sportistja më e mirë. “Ka shumë punë për t’u bërë sportiste elitare – thotë i ati – Rezultatet i ka të mira. Në aktivitetin e Shkupit mori normën e kualifikimit për në Kupën “Commen”, kjo në 800 metra stil i lirë, por që është pezulluar për momentin. Megjithatë kemi bindjen se në Evropianin e të rinjve në Romë, do të jetë me rezultate cilësore”.
“Stela”, kampionia e padiskutueshme
Pesë rekorde kombëtare në kampionatin kombëtar të fëmijëve. Kaltra Meçe, Niklas Hoxha, Liana Muka, Ajdin Loshi, Briselda Llazari dhe Arbër Hysaj më të mirët e kampionatit
Noti shqiptar është rikthyer në pishinë. Kjo pas një Pandemie të gjatë Covid-19, e cila më së shumti penalizoi aktivitetet në pishinat e mbyllura.Pikërisht Kampionati Kombëtar i fëmijëve në pishinë e kompleksit “Te Stela” ka sjellë mbi 100 fëmijë, të cilët kanë qenë të ndarë në tre kategori moshe. Kategoria A ishte për datëlindjet 2007-2008. Ajo B për datëlindjet 2009-2010 dhe C-ja për 2011-2012. Shtatë ekipe pjesëmarrëse, ndërsa në pishinë ishin “Stela”, “Tirana”, “Teuta”, “Vllaznia”, “Partizani”, “Tradita” dhe “Vala”. Nuk ka munguar në këtë aktivitet dhe presidenti i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, ndërsa gjithçka është mbyllur me festë, gjë që premtohet të jetë e tillë dhe në aktivitetet në vazhdim
Stafetat dhe 5 rekordet kombëtare
Stafetat kanë sjellë dhe rekordet kombëtare në kampionatin e fëmijëve. Kështu në Kategorinë B për femra, në 4×50 metra stil i lirë “Tirana” ka vendosur kohën e re 2’11”13, teksa koha e vjetër ishte 2’17”18. Sërisht “Tirana” do të ishte rekordmene në 4×100 metra mikse për femra në Kategorinë B me kohën e re 5’37”90. Gjithnjë “Tirana” tanimë, në 4×100 metra stil i lirë femra, Kategoria B, me kohën 5’02”16. Në Kategorinë A del në pah “Stela”, e cila 4×100 metra stil i lirë vendos kohën e re 4’32”46. E në 4×50 miks Kategoria B femra, “Tirana” do të vendoste rekordin e fundit të kampionatit me kohën 2’31”72.
REZULTATET TEKNIKE TË KAMPIONATIT KOMBËTAR PËR FËMIJË
KATEGORIA A
MESHKUJ
50 m stil i lirë Dastin Topi (Tirana) 28”81
100 m stil i lirë Dastin Topi (Tirana) 1’03”94
400 m stil i lirë Dart Selimi (Tirana) 5’12”00
50 m bretkosë Patrik Kusi (Tirana) 38”28
100 m bretkosë Patrik Kusi (Tirana) 1’23”66
200 m bretkosë Klerenc Vora (Teuta) 3’01”03
50 m shpinë Alex Beqiri (Teuta) 35”62
100 m shpinë Alex Beqiri (Teuta) 1’16”19
200 m shpinë Alex Beqiri (Teuta) 2’45”97
50 m delfin Niklas Hoxha (Stela) 29”56
100 m delfin Niklas Hoxha (Stela) 1’10”10
200 m delfin Niklas Hoxha (Stela) 3’51”87
100 m katërnotim Niklas Hoxha (Stela) 1’12”56
200 m katërnotim Patrik Kusi (Tirana) 2’39”20
SPORTISTI MË I MIRË: NIKLAS HOXHA (STELA)
FEMRA
50 m stil i lirë Erla Kaçurri (Tirana) 31”88
100 m stil i lirë Kaltra Meça (Stela) 1’04”04
200 m stil i lirë Erla Kaçurri (Tirana) 2’32”06
400 m stil i lirë Kaltra Meça (Stela) 4’38”50
50 m bretkosë Julka Gjilo (Tirana) 41”31
100 m bretkosë Julka Gjilo (Tirana) 1’34”19
200 m bretkosë Julka Gjilo (Tirana) 3’22”66
50 m shpinë Elia Lika (Vllaznia) 41”12
100 m shpinë Isis Ruçi (Tirana) 1’28”18
200 m shpinë Isis Ruçi (Tirana) 3’08”25
50 m delfin Eni Metalla (Stela) 33”41
100 m delfin Eni Metalla (Stela) 1’17”50
200 m delfin Ani Fetishaj (Tirana) 3’08”44
100 m katërnotim Kaltra Meça (Stela) 1’13”34
200 m katërnotim Kaltra Meça (Stela) 2’34”65
SPORTISTJA MË E MIRË: KALTRA MEÇA (STELA)
KATEGORIA B
MESHKUJ
50 m stil i lirë Ajdin Loshi (Vllaznia) 30”75
100 m stil i lirë Ajdin Loshi (Vllaznia) 1’07”69
200 m stil i lirë Lajdi Allaraj (Partizani) 2’35”84
400 m stil i lirë Almar Nako (Stela) 5’50”06
50 m bretkosë Leonel Mesi (Tirana) 44”69
100 m bretkosë Arens Çullhaj (Stela) 1’43”34
200 m bretkosë Horges Rama (Tirana) 3’47”66
50 m shpinë Lajdi Allaraj (Partizani) 35”40
100 m shpinë Samuel Bazhdari (Vllaznia) 1’18”91
200 m shpinë Samuel Bazhdari (Vllaznia) 2’50”53
50 m delfin Juri Kapoli (Tirana) 35”15
100 m delfin Juri Kapoli (Tirana) 1’23”41
200 m delfin Juri Kapoli (Tirana) 3’08”16
100 m katërnotim Lajdi Allaraj (Partizani) 1’19”28
200 m katërnotim Regis Ostrosi (Stela) 3’03”13
SPORTISTI MË I MIRË: AJDIN LOSHI (VLLAZNIA)
FEMRA
50 m stil i lirë Julia Xhako (Tirana) 29”94
100 m stil i lirë Julia Xhako (Tirana) 1’05”19
200 m stil i lirë Liana Muka (Stela) 2’20”86
400 m stil i lirë Liana Muka (Stela) 4’55”50
50 m bretkosë Lea Haçi (Tirana) 44”12
100 m bretkosë Lea Haçi (Tirana) 1’37”57
200 m bretkosë Lea Haçi (Tirana) 3’26”50
50 m shpinë Mei Sokoli (Tirana) 39”03
100 m shpinë Shirli Ziso (Tirana) 1’22”47
200 m shpinë Erla Skënderi (Stela) 3’17”69
50 m delfin Julia Xhako (Tirana) 32”90
100 m delfin Julia Xhako (Tirana) 1’13”95
100 m katërnotim Liana Muka (Stela) 1’17”44
200 m katërnotim Lea Haçi (Tirana) 3’00”97
SPORTISTJA MË E MIRË: LIANA MUKA (STELA)
KATEGORIA C
MESHKUJ
50 m stil i lirë Arbër Hysaj (Vllaznia) 34”97
100 m stil i lirë Drini Hysaj (Stela) 1’38”84
200 m stil i lirë Devi Shtaro (Teuta) 2’53”85
50 m bretkosë Albi Deda (Stela) 46”78
100 m bretkosë Albi Deda (Stela) 1’43”90
200 m bretkosë Albi Deda (Stela) 3’40”18
50 m shpinë Arbër Hysaj (Vllaznia) 40”09
100 m shpinë Riad Lala (Stela) 1’41”18
200 m shpinë Riad Lala (Stela) 3’39”12
50 m delfin Arbër Hysaj (Vllaznia) 38”50
100 m delfin Elio Skënderi (Tirana) 1’47”59
100 m katërnotim Arbër Hysaj (Vllaznia) 1’28”40
200 m katërnotim Albi Deda (Stela) 3’29”50
400 m stil i lirë Dion Papa (Stela) 6’33”00
SPORTISTI MË I MIRË: ARBËR HYSAJ (VLLAZNIA)
FEMRA
50 m stil i lirë Briselda Llazari (Vllaznia) 35”62
100 m stil i lirë Briselda Llazari (Vllaznia) 1’17”91
200 m stil i lirë Evie Asllanaj (Stela) 3’20”69
50 m bretkosë Lajla Sokoli (Tirana) 54”78
100 m bretkosë Ambla Bardhoshi (Stela) 2’25”32
50 m shpinë Luna Djarmati (Stela) 42”13
100 m shpinë Luna Djarmati (Stela) 1’31”41
200 m shpinë Luna Djarmati (Stela) 3’14”03
50 m delfin Briselda Llazari (Vllaznia) 39”53
100 m katërnotim Briselda Llazari (Vllaznia) 1’32”87
400 m stil i lirë Majda Shpovi (Stela) 7’13”68
SPORTISTJA MË E MIRË: BRISELDA LLAZARI (VLLAZNIA)
RENDITJA EKIPORE PËR MESHKUJ
- STELA 425 PIKË
- TIRANA 5 PIKË
- VLLAZNIA 5 PIKË
- TEUTA 93 PIKË
- PARTIZANI 82 PIKË
- VALA 4 PIKË
RENDITJA EKIPORE PËR FEMRA
- STELA 449 PIKË
- TIRANA 367 PIKË
- VLLAZNIA 144 PIKË
- TEUTA 35 PIKË
- TRADITA 18 PIKË
- PARTIZANI 8 PIKË
- VALA 4 PIKË