Durrësi pret Kupën Memoriale Ndërkombëtare të Notit “Agron Ismailati”, 12 ekipe nga Shqipëria dhe Kosova nderojnë legjendën e sporteve ujore

 

Durrësi do të mirëpresë më 1 gusht Kupën Memoriale Ndërkombëtare të Notit “Agron Ismailati”, një aktivitet homazh për një nga figurat më të shquara të sporteve ujore në Shqipëri, ku do të garojnë 12 ekipe nga Shqipëria dhe Kosova.

Sigal

Agron Ismailati wshtw një nga figurat më të shquara të notit dhe sporteve ujore në Durrës, i njohur si notar, portier i vaterpolos dhe trajner i ekipit të Lokomotivës, më pas Teutws. Ismailati për mbi 50 vite me radhë udhëhoqi si trajner ekipin e notit të Lokomotivës , duke përgatitur breza notarësh kampionë e rekordmenë.

“Sot,- thoshte Agroni, – ka kushte shumë të mira për t’u stërvitur notarët, por që të eci noti kërkohet shumë punë e përkushtim. Sporti do pasion. Pa sakrifica noti nuk mund të eci përpara”.

Në Kupën Memorriale Ndërkombëtare të Notit “Agron Ismailati” do marrin pjesë 8 ekipe nga Shqipëria dhe 4 ekipe nga Kosova.

Ekipet pjesëmarrëse nga Shqipëria do tw jwnw: Te Stela / Tiranë; Tirana / Tiranë; Teuta / Durrës; Partizani / Tiranë; Vllaznia / Shkodër; Elbasani / Elbasan; Vlora Not / Vlorë; Flamurtari / Vlorë

Organizatorë janë: Bashkia Durrës, Klubi Shumësportësh “Teuta”, Durrës dhe Federata Shqiptare e Notit. Vperimtaria mbështetet edhe nga Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit në Shqipëri