Skuthat e zinj”/ Rama për nënën dhe djalin e saj me spektrum autik: “I përdorën për algoritmin”

Gjatë tubimit të ditës së sotmë para Kuvendit, një nënë dhe djali i saj me autizëm janë ekspozuar ndaj spërkatjes me spraj dhe me piper.

Në një deklaratë publike, rrjeti shpreh shqetësim të thellë për ngjarjen, duke theksuar se përdorimi i mjeteve të tilla ka vënë në rrezik shëndetin dhe sigurinë e tyre.

Sigal

Organizatorët kërkojnë që të sqarohen rrethanat e incidentit dhe kjo të mundësohet në përputhje të plotë me respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe parimi i proporcionalitetit dhe mbrojtja e personave në situata vulnerabël.

Personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht ata me autizëm apo ndjeshmëri shqisore, mund të kenë pasoja më të rënda fizike dhe emocionale nga përdorimi i sprajit me piper. Për këtë arsye, kërkohet trajnimi i strukturave të rendit për identifikimin dhe mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara gjatë situatave të tilla.

Ndaj ngjarjes ka reaguar dhe Kryeministri Rama, i cili i ka quajtur protestuesit dhe opozitën“skuthat e zinj” menjëherë pas ngjarjes ku nëna dhe djali i saj me spektrum autik u përfshinë në protest.

Gjithashtu ai ka akuzuar organizatorët se i përdorën para kamerave për të ushqyer rrjetet sociale dhe algoritmet.