Suedia bënë ndryshimin e madhë në sistemin arsimor, duke rikthyer librat fizikë dhe shkrimin me dorë pas përdorimit masiv të teknologjisë në shkolla.
Ky vendim vjen pas shqetësimeve në rritje për rënien e aftësive të leximit dhe përqendrimit tek nxënësit, veçanërisht në moshat e vogla. Shkollat, të cilat për një kohë të gjatë u fokusuan te pajisjet digjitale, tani po përpiqen të rivendosin zakone më të thella të të mësuarit.
Studimet tregojnë se shkrimi me dorë aktivizon më shumë zona të trurit dhe ndihmon në mbajtjen mend të informacionit. Po ashtu, leximi në letër përmirëson kuptimin, sidomos kur bëhet fjalë për materiale më komplekse.





















