Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni

Ndahet nga jeta në mënyrë të beftë profesor Artan Pogoni, në moshën 54-vjeçare, pas një arresti kardiak gjatë pushimeve në qytetin e Vlorës.

Pogoni ka qenë një ndër personalitetet e sportit të volejbollit dhe jo vetëm.

Sigal

Ai ka shkëlqyer, si drejtues i lartë sporti, si trajner ka lënë gjurmë në volejbollin e femrave.

Gjithashtu mbante postin e Shefit të Departamentit të Sportit në Universitetin Barleti dhe ishte opinionist i shquar në shumë studio televizive.