MERKATO/ Guangzh e zhgënjyer me Jasir Asanin, e quan “tradhëtar” të besimit!

Dite më parë, Jasir Asani, njoftoi transferimin e tij në Iran në mes të sezonit, ndërkohë që vetë klubi iranian Esteghlal e njoftoi lëvizjen përmes faqes zyrtare. “Ne kemi nënshkruar një kontratë 18- mujore me Asanin”. Por Guangzhou FC deklaroi se janë të “tradhëtuar” nga kjo kontratë. “Asani premtoi të qëndronte me ekipin nëse nuk do të transferohej deri në periudhën shtesë të regjistrimit të lojtarëve (24 korrik), por ai e tradhtoi besimin. Ne konfirmuam përmes rrjeteve sociale se Esteghlal dëshironte që ai të bashkohej më herët, por asgjë nuk është vendosur ende. Nuk ka pasur ende kontakt me Esteghlalin, nëse ata dëshirojnë që Asani të transferohet para kohe, do të duhet të zhvillohen negociata për një tarifë transferimi. Por përpara kësaj, vendimi i trajnerit është thelbësor. Ne do të vendosim nëse Asani do të luajë pjesën e mbetur të sezonit apo jo”. Asani bëri transferimin duke përfituar nga rregulli “Bosman”, i cili u lejon lojtarëve të negociojnë lirisht me klube të tjera gjashtë muaj para skadimit të kontratës së tyre. Për shkak të situatës financiare të Guangzhou, pritej që Asani të transferohej këtë verë te Yokohama Marinos në Japoni, por ai zgjodhi të qëndrojë. Lajmi i papritur i transferimit, së bashku me mundësinë e largimit të tij të parakohshëm gjatë sezonit, ishte një tronditje për tifozët e Guangzhou.

 

Sigal