Dy notarët shqiptarë, Greis Koxhaku dhe Stela Gjoka, ishin pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Notit që u zhvillua në Singapor, nga data 11 korrik e deri më 3 gusht 2025. Dy notarët ishin të shoqëruar nga trajneri Keis Fetishaj dhe nga ky event botëror dolën edhe me rekord kombëtar të thyer. Këtë e bëri Stela Gjoka në garën e 50 m stil Bretkosë, ku me kohën 33.61 thyeu rekordin e mëparshëm. Ndërsa notari Greis Koxhaku tregoi stabilitet në të dyja garat, me kohët jo larg pritshmërive. Gjithsesi, pjesëmarrja e tyre në këtë Kampionat Botëror mbetet edhe një shtysë e mirë për rritjen e nivelit jo vetëm për dy notarët, por edhe për Notin shqiptar. Në fundin e këtij muaji, më 30 e 31 gusht, në pishinën “Taq Dafa” në Durrës do të zhvillohen garat e Kampionatit Kombëtar (të Rritur e të Rinj, M-F).
REZULTATET
Meshkuj
Greisi Koxhaku
50 m stil i Lirë 23.47
50 m stil Delfin 24.84
Femra
Stela Gjoka
50 m stil Bretkosë 33.61
Rekord Kombëtar
100 m stil Bretkosë 1:15.07



















