Në Serie A mund të transferohet një tjetër futbollist shqiptar. Dy skuadrat italiane, Torino dhe Bologna kanë shfaqur interesim për futbollistin Nedim Bajrami. Ai luan në mesfushë, është 19 vjeç dhe në pronësi të klubit të Grasshoppers-it, që garon në kategorinë e më të mirave në Zvicër.

“Tuttobolognaweb.it” shkruan se Bajrami mund të transferohet në merkatone janarit. Gara do të jetë mes dy skuadrave të Serie A. Torino ka kohë që e ndjek lojtarin 19 vjeçar, por në garë është futur edhe Bologna, shkruan EDS.

Pjesë e kuqebluve është edhe Blerim Xhemaili që mban shiritin e kapitenit. Bajrami ka kontratë me Grasshoppers-in deri në qershor të vitit 2021, ndërkohë që luan edhe për përfaqësuesen Shpresa (U21) të Zvicrës. Ai ka realizuar për ekipin zviceran 2 gola në 15 sfida.