Meta: Referendumi, e vetmja rrugë për hartën e re administrative. Qeveria synon veç shpopullimin

Pyetje: Ndërkohë në Shqipëri, përveç protestave qytetare, vazhdojnë edhe ato të banorëve të 15 bashkive, që pritet të shkrihen. A mendoni se mund të ketë konsensus midis draftit të PS dhe atij të opozitës?

Nuk kam patur asnjë iluzion se Edi Rama nuk e dëshironte dialogun dhe konsensusin për Reformën Administrativo-Territoriale. Por opozita bëri shumë mirë që mori pjesë active dhe bëri përpjekjet më të mira për të dëgjuar qytetarët.
Ndërprerja arbitrare dhe e njëanshme e punës së papërfunduar të Komisionit, nxori zbuluar qëllimin e vërtetë të Edi Ramës për centralizimin e skajshëm edhe të pushtetit vendor, si edhe thellimin e shpopullimit të vendit.
Ndërsa Kruja historike përvëlohej, Edi Rama mblodhi Pleniumin e Kuçit për të bullizuar publikisht kryetarët e Bashkive, që refuzonin shkrirjen e bashkive të tyre.
Ndërsa pardje u çuditëm kur për herë të parë pamë se si bojkoton shumica dhe jo opozita në Këshillin Bashkiak të Maliqit.
Ndaj referendumi mbetet e vetmja rrugë kushtetuese dhe morale.

Sigal