Koronavirusi shpallet pandemi, Vasili: Mediokriteti i qeverisë llafazane fshihej pas lojërave të fjalëve

281
Sigal

Nënkryetari i Lëvizje Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një reagim në Facebook shprehet se shpallja e koronavirusit pandemi u bë me vonesë.

Vasili deklaron se kjo situatë ndikoi që qeveritë e paafta të fshiheshin pas fjalëve dhe të mos merrnin masa.

“Ndoshta me vonesë OBSH! Organizata Botërore e Shëndetësisë sapo shpalli gjendjen e Pandemisë nga Coronavirus. Ndoshta me vonese….
Ishte një Pandemi e qartë prej kohesh vetëm mediokriteti i përfaqësuesve të qeverisë llafazane dhe jo profesionale fshihej pas lojërave të fjalëve.
Shiheni videon. Dje ne nje media vizive te njohur pohova qarte dhe shkencerisht qe Coronavirusi eshte nje Pandemi dhe kete nuk e luante topi”,- shkruan Petrit Vasili në Facebook.

Pandemia

Ndoshta me vonese OBSH!(VIDEO).Organizata Boterore e Shendetesise sapo shpalli gjendjen e Pandemise nga Coronavirus.Ndoshta me vonese….Ishte nje Pandemi e qarte prej kohesh vetem mediokriteti i perfaqesuesve te qeverise llafazane dhe jo profesionale fshihej pas lojrave te fjaleve.Shiheni VIDEON.Dje ne nje media vizive te njohur pohova qarte dhe shkencerisht qe Coronavirusi eshte nje Pandemi dhe kete nuk e luante topi.

Gepostet von Petrit Vasili am Mittwoch, 11. März 2020