Zaim Kuçi: Shkolla e Aviacionit dikur kujtesa e qiellit shqiptar sot një godinë e braktisur

Mos e mbyllni atë portë ku kemi fluturuar me avionët Jak-18/Tip 61, MiG-15, MiG-17 dhe MiG-19.

– Kjo shkollë duhej të ishte prej kohësh Muzeu Kombëtar i Aviacionit Shqiptar.

Sigal

Nga Zaim Kuçi

08 gusht!. Një fotografi në hyrje të Shkollës së Aviacionit. Një portë, një tabelë dhe pas saj një histori e tërë.Kjo portë më priti si student dhe më përcolli më vonë si drejtues. Për mua ajo nuk është thjesht një hyrje. Është porta përmes së cilës kalova drejt ëndrrës më të madhe të jetës: drejt qiellit. Aty mësova gjithçka të veçantë, të shkëlqyer, të mrekullueshme: artin e fluturimit. E nisa rrugën me avionin me helikë Jak-18/Tip 61, me instruktorin brilant Perlat Nazaj. Më pas vijova me avionin reaktiv MiG-15, me instruktorin Kujtim Osmani dhe komandantin Isa Arapaj. Ishin ata njerëz të jashtëzakonshëm të aviacionit që na mësuan të besojmë te vetja, te avioni dhe mbi të gjitha te qielli. Më pas erdhën fluturimet me MiG-17 dhe MiG-19.Kështu ishte Shkolla e Aviacionit.Një shkollë me pedagogë të përkushtuar, teknikë të zotë, instruktorë të guximshëm dhe pilotë të përgatitur. Njerëz të sakrificës, disiplinës dhe pasionit, që do t’i kishte zili edhe ndonjë prej vendeve më të zhvilluara të Europës.Dhe sot, çfarë ka mbetur?Një dhimbje.Një zhgënjim.Një portë e mbyllur dhe tela të ndryshkur.Dhe një tabelë e dëmtuar, ku emri i një institucioni që dikur ishte krenaria e aviacionit shqiptar mezi lexohet.Më dhemb veçanërisht kur shoh pranë saj një tabelë me shkronja italiane, ndërsa emri i Shkollës së Aviacionit, në shqip, është lënë të rrënohet.A nuk e meriton kjo shkollë të paktën një tabelë dinjitoze?A nuk e meriton historia e saj të ruhet?A nuk e meritojnë pilotët që u ngritën nga kjo shkollë një vend në kujtesën kombëtare?Po, e meritojnë!

Kjo shkollë duhej të ishte prej kohësh Muzeu Kombëtar i Aviacionit Shqiptar.

Në oborrin e saj duhej të qëndronin avionët që kanë shkruar historinë e fluturimit shqiptar. Në muret e saj duhej të ishin fotografitë e pilotëve, instruktorëve, pedagogëve dhe teknikëve. Në vitrina duhej të ruheshin kostumet, librezat e fluturimit, dokumentet, fotografitë dhe kujtimet personale të çdo brezi që ka kaluar nëpër ato ambiente.Duhej të kishte një kënd të veçantë për ata që nuk jetojnë më.Për ata që u ngritën drejt qiellit dhe nuk u kthyen.

Për dëshmorët e aviacionit shqiptar.

Sepse kujtesa nuk është luks. Kujtesa është detyrim.Dhe fëmijët e sotëm duhet ta shohin me sytë e tyre se si u ndërtua aviacioni shqiptar. Duhet të mësojnë se dikur, në këtë vend, kishte burra e gra që e kishin profesionin dhe pasionin e tyre qiellin.Sa shumë do të doja të takoja përsëri shokët e grupit!Sot jemi shpërndarë nëpër botë. Jeta na mori në drejtime të ndryshme, por askush nuk mund të na marrë kujtimet.

Malli mbetet. Respekti mbetet. Qielli mbetet.

Dhe mbetet edhe ajo portë.Ajo portë që dikur hapej për studentët që ëndërronin të bëheshin pilotë.Ajo portë që më priti si student dhe më përcolli si drejtues.Sot ajo është e mbyllur pas telave të ndryshkur.Mos e mbyllni këtë portë!Hapeni për historinë.Hapeni për kujtesën.Hapeni për fëmijët.Hapeni për ata që sakrifikuan.Hapeni për ata që e ngritën emrin e Shqipërisë në qiell.Sepse kjo nuk është thjesht porta e një godine.Kjo është porta e kujtesës së qiellit shqiptar.Dhe një komb që nuk di të ruajë historinë e tij, rrezikon të humbasë edhe kujtesën e së ardhmes.

Boc

Historiambetet histori

1957- MinistriiMbrojtjesBeqirBalluku, vuridetyrëqëtëfillojëpërgatitja e pilotëvepranëskuadriljessëLaprakësnëTiranë. Përgjegjës u caktua Major Areteo Konomi.Muajimaj, filloipraktika e fluturimitnëaerodromin e Tiranës. Gjatëpërgatitjevenjëavionrrëzohetnëaerodrom, por nuk ka viktima.1958 -korrik. Përsigurifluturimetvazhdojnënëfushën e Shijakut. Kursantëtmbarojnëprogramin e stërvitjesajrorefillestare.1958 -gusht. Kursantëtqëmbaruanprogramin u dërguanjashtështetit, nëish-B. Sovjetik.Në “shkollë” vijnëkursantëtëtjerë, përsërinjëavionpësoidefekt, takoi me njëpemë, humbinjërinkrah u copëtua, por piloti e kursantishpëtuan.1959 – “Shkolla” u vendosnëKuçovë. Komandantii “shkollës” ThanasGjiknuri.1960 – maj.Filloiprogramiipërgatitjessëkursantëvepëravionëtreaktivë MIG-15.Më 27 qershor, kursanti Jovan Kaçorrihumbijetën duke fluturuarmbiqytetin e Fierit.Nëkorrik, kursantiPetraqQafëzezibraktisiavionin, u hodh me katapultë.MinistriiMbrojtjesBeqirBalluku, urdhërontëformohet “Shkolla e Aviacionitnëqytetin e Vlorës”.1962 – 11 maj.DekretiiKuvenditPopullorzyrtarizonkrijimin e ShkollëssëAviacionit.  Komandantishkollës -BabaçeFaiku.Me datë 3 nëntor u diplomuan “Pilot gjuajtës-bombardues”, kursantëtqëkishinlënëpërgjysëmstudimetnëish-BashkiminSovjetik.1966, gusht. Titullohenoficerëkursantët e grupittëparëpër “Teknik Aviacioni”. 1966, tetor. Titullohenoficerëgrupiiparëikursantëvepër “Pilot gjuajtës –bombardues”.1967, shtator. Titullohenoficerëgrupiiparëikursantëvepër “SpecialistëAviacioni”. Shkolla u emërtua “Shkolla e Lartë e Aviacionit” -SHLA.Shkolla e Lartë e Aviacionit, “SHLA”, mori emrin“Akademia e Aviacionit”.Akademia e Aviacionit mori emrin “Shkolla e TrupëssëForcaveAjrore”.