Vrau të riun francez, arrestohet Sokrat Vata, ishte fshehur në bagazhin e një makine

Është arrestuar autori i vrasjes që tronditi Ksamilin në orët e para të mëngjesit të sotëm. SHEKULLI mëson se Sokrat Vata, është arrestuar në zonën e Levanit në Fier, i fshehur në bagazhin e një makine. I riu, që ishte i punësuar në Principotes, qëlloi disa herë me thikë turistin Migen Mendes, duke i shkaktuar vdekjen. Trupi i të riut u gjet në zonën e plazhit të lokalit, ndërkohë që menjëherë Policia ngriti pika kontrolli në të gjithë zonën me qëllim arrestimin e Vatës.

Sigal