INTERVISTA/ Europa dhe Superiorja në përshkrimin teknik të specialistit të Mjeshtër i Madh Andrea Marko
Agron KAJA

Futbolli shqiptar mbylli fazën përgatitore dhe po vazhdon ndeshjet në Europë, si e përshkruani këtë situatë?
Duke qënë një verë e nxehtë dhe mes saj edhe zhvillimi i kampionatit Botëror, futbolli e ka mbajtur gjallë shfaqien që dhuron për njerëzit. Edhe në futbollin tonë, skuadrat e kanë zhvilluar fazën përgatitore, në një dy mujorsh tepër të vështirë.
Dy skuadrat tona, Egnatia dhe Dinamo, të enjten luajtën takimet e para të Play-off, si i komentoni?
Kam krijuar një mendim pozitiv profesional për futbollin shqiptar. Kemi dy skuadra që luajnë në këtë fazë, të cilat nuk po e njohin ndjenjën e inferioritetit me skuadrat europiane.Kështu, kënaqësia është nga të gjitha anët, edhe te tifozeria.
Në cilën nga këto dy ndeshje kishte më shumë pritshmëri në lojë e në rezultat, dhe pse?
Barazimet nuk i humbën pritshmëritë. Referuar dy ndeshjeve, kishte një koherencë të bukur. Të dyja dhanë më të mirën në fushë dhe janë për tu lavdëruar. Futbolli shqiptar ka nevojë për investime dhe trajnerë cilësorë, si Ilir Daja dhe Nevil Dede.
Nisur nga rezultatet në takimet e para, si i parashikoni ndeshjet e kthimit për dy skuadrat tona?
Janë dy rezultatet që në mendimin tim janë më të pranueshme, them se çdo gjë është e hapur. Në futboll nuk luajnë emrat, por çfarë do japin në fushë skuadrat në 90 minuta. Ndaj mendoj se mundësitë mbeten për të dyja skuadrat janë 50 me 50.
Ruleta e futbollit shqiptar e nisi rrotullimin e sezonit 2025-2026, edicioni i 88-të për Abissnet Superiore, si e mendoni garën?
Janë 10 skuadrat më të mira në futbollin shqiptar. Më pëlqen formati i këtij edicioni, do ta bëjë interesant dhe të fortë kampionatin. Mendoj se do jetë një kampionat i fortë, ku të gjitha skuadrat ta shohin njëra-tjetrën si nxitje për rivalitet.
Ndryshimi i skemës së kampionatit dhe ndryshimet e tjera, do ta forcojë më shumë garën dhe rivalitetin?
Patjetër që po. Me këtë skemë mendoj se do ketë rivalitet dhe do të kemi skuadra me rezistencë. Besoj shumë tek tre skuadrat e kryeqytetit, por edhe te Vllaznia, Elbasani e Teuta, që me pjesën e tyre më të mirë ta bëjnë më të fortë kampionatin.
Është shpejt për të pyetur dhe për tu përgjigjur teknikisht, po cilat skuadra i mendoni për titullin dhe për mbijetesën?
Do jetë një kampionat i hapur ku duhen sa më pak gabime. Besoj se katër apo pesë skuadra do të jenë pretendente. Edhe me arbitrat do ketë përmirësim në këtë sezon, në një kampionat që do ta ketë të hapur luftën për titull dhe zonën në Europë.
Një urim i juaji për këtë start të ri të kampionatit të 88-të të Abissnet Superiore 2026-2027, cili është?
Urimi është që të kenë sukses të gjitha skuadrat. Por unë uroj që të zhvillohet një kampionat Fayr-play, ku fiton ai që e meriton. Të kemi një tifozeri sa më prezente në stadiume, për ti dhënë rritje cilësore të futbollit shqiptar.
Gjestet e ulta jo sportive të trajnerit të Pafos, UEFA të flasë
Në ndeshjen Dinamo City-Pafos, veç lojës dhe gjithçka që dhuroi fusha, tërhoqën vëmendjen edhe disa gjeste anti-sportive të trajnerit të skuadrës qipriote Rikardo Sa Pinto. Goli i barazimit të qipriotëve u shoqërua me tension mes dy pankinave, duke sjellë një debat të ashpër në vijën anësore. Reagimi i tij shkaktoi pakënaqësi në kampin e Dinamos, ndërsa trajneri Ilir Daja i kërkoi teknikut portugez të ruante qetësinë dhe të tregonte respekt. Por ai vijoi me ofendime dhe gjeste, edhe kundër ndihmëstrajnerit të Dinamos. Tani është rradha që UEFA të flasë.

SKUADRAT NË EUROPË
SEZONI 2026-2027
E G N A T I A
LIGA E KAMPIONEVE
Turi i parë eliminator
E mërkurë, 8 korrik 2026
Petrokub (Mda)-Egnatia 1-1
E mërkurë, 15 korrik 2026
Egnatia-Petrokub (Mda) 6-1
Turi i dytë eliminator
E mërkurë, 22 korrik 2026
Egnatia-Celje (Sllo) 3-3
E martë, 28 korrik 2026
Celje (Sllo)-Egnatia 2-2
Egnatia eliminohet me penallti
UEFA EUROPA LIGË
Turi i tretë eliminator
E martë, 4 gusht 2026
Shmarok R (Irl)-Egnatia 3-1
E enjte, 13 gusht 2026
Egnatia-Shmarok R (Irl) 5-1
Kualifikohet Faza Play-off
E enjte, 20 gusht 2026
Egnatia-Lillestrom (Nor) 0-0
E enjte, 27 gusht 2026
Lillestrom (Nor)-Egnatia19:00
DINAMO CITY
KONFERENCË LIGË
Turi i parë eliminator
E enjte, 9 korrik 2026
Dinamo C-Astana (Kaz) 0-1
E enjte, 16 korrik 2026
Astana (Kaz)-Dinamo C 1-4
Dinamo kalon turin tjetër
Turi i dytë eliminator
E enjte, 23 korrik 2026
Aluminij (Sllo)-Dinamo 1-1
E enjte, 30 korrik 2026
Dinamo-Aluminij (Sllo) 3-0
Turi i tretë eliminator
E martë, 4 gusht 2026
Auda (Let)-Dinamo C 1-0
E enjte, 13 gusht 2026
Dinamo C-Auda (Let) 4-0
Kualifikohet Faza Play-off
E enjte, 20 gusht 2026
Dinamo C-Pafos (Cyp) 1-1
E enjte, 27 gusht 2026
Pafos (Cyp)- Dinamo C 19:00
Barazimi me Lillestrom, Egnatia e lë të hapur kthimin

Në takimin e parë të fazës Play-off në UEFA Europa Ligë, Egnatia nuk ia doli të sigurojë më shumë se një barazim pa gola 0-0. Përballë Lilestrom në fushën e vet,
skuadra rrogozhinase tregoi se mund të kërkojë kualifikimin dhe të luajë si e barabartë ndaj ekipit norvegjez. Ndërkohë që ky i fundit krijoi rrezikshmëri vetëm në startin e sfidës, ndërsa më pas ishte Egnatia që kërkoi golin dhe iu afrua disa herë me Albaneze, por edhe me Grudën që goditi traversën. Në fund, barazimi 0-0 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, por edhe pse e la të hapur ndeshjen e rikthimit, me çdo rezultat Egnatia e ka të siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve.




















