Bankat shqiptare po depozitojnë dhe sigurojnë klientë të rëndësishën nga bota e krimit të cilët depozitojnë miliona euro të fituara nga shitja e drogës.
Në vendin tonë kontrollohet vetëm dalja e lekëve jashtë por futja e tyre Brenda territorit nuk po pengohet aspak. Paratë e krimit të organizuar pastrohen përmes bankave duke mbështetur oligarkët të cilët kanë mbushur Tiranën me kulla.
Bankat luajnë rol të rëndësishëm për mbështetjen e parave të pista, duke mos nxjerrë asnjë pengesë për bosët e krimit.Paratë e krimit dhe grupeve kriminale kanë gjetur strehë në sistemin bankar. Këtë e tregon edhe bilanci i fundit i SPAK, ku vetëm në katër procedime penale janë sekuestruar 620 llogari bankare të përdorura për transaksione, pastrim parash e fshehje pasurie.
Ndërsa bilanci i aseteve kalon 440 milionë euro të sekuestruara, me mbi 60 vila e prona me vlerë, kryesisht në zonat bregdetare dhe qytete si Tirana, Vlora e Durrësi.Referuar këtyre të dhënave të SPAK, vetëm për periudhën janar–korrik 2026, janë sekuestruar thuajse 10 vila në muaj dhe rreth 100 llogari bankare çdo muaj, që u përkasin grupeve të narkotrafikut dhe krimit të organizuar.
Raportohet se në vijim të këtyre hetimeve po verifikohen veprimet e administratës bankare dhe lëvizjet në këto llogari, tashmë të bllokuara.





















