Një tjetër taksi elektrike del nga rruga dhe përplas në trotuar këmbësoren

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme pranë zonës së “Pallatit me Shigjeta” nё Tiranë, ku një taksi elektrike ka humbur kontrollin në një kthesë dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur një kembësore.

Nga informacionet paraprake, nuk dihet ende gjendja shëndetësore e këmbësores, ndërsa në vendngjarje kanë mërritur shërbimet e Policisë. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i taksisë elektrike.

Sigal

Ngjarja merr një tjeter vemendje pasi vetem pak ditë më parë, në Durrës, një tjetër taksi elektrike u përfshi në një aksident tragjik, ku një 66-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga automjeti.

Në atë rast, drejtuesi 26-vjeçar pretendoi para Policisë se taksia ishte ndezur në mënyrë të pavullnetshme, kishte marrë gaz automatikisht dhe kishte dalë nga kontrolli.

Dy raste të ngjashme brenda pak ditësh ngrenë pikëpyetje mbi sigurinë e ketyre mjeteve dhe mënyrën e përdorimit të tyre.

Megjithatë, eshtë ende herët për të nxjerrë një përfundim nëse kemi të bejmë me probleme teknike të automjeteve elektrike apo me gabime njerëzore, pasi në secilin rast nevojitet zbardhja e plotë e rrethanave nga autoritetet.