Siç dihet, PD-ja është në procesin  e saj zgjedhor, ku në të gjitha degët nëpër rrethe janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e tyre, ndërkohë që sot dhe nesër do të zhvillohen zgjedhjet edhe në ato pak qytete, që ende nuk janë zhvilluar.  Deri tani, ka shumë emra të kryetarëve të degëve të PD-së, që ripërtërinë mandatin e tyre. Kandidaturat për kryetarë të degëve të PD-së u bë sipas parimit “Një anëtar, një votë”.  Në zgjedhjet e deritanishme, nuk ka pasur ndonjë konstatim të procesit zgjedhor nga kandidatët që humbën.  Këtë javë përfundon turi i zgjedhjeve nëpër degë të PD-së, ndërsa Partia Demokratike pritet të thërrasë Kuvendin më 15 dhjetor.  Kuvendi do të zgjedhë Këshillin Kombëtar dhe më pas do të vijojë proceduara për zgjedhjen e Kryesisë së PD. Burimet për gazetën “Telegraf” nga selia PD-së bëjnë me dije se për zyrtarizimin e datës pritet firma dhe zyrtarizimi i urdhrit nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.