SERIE A/ Projektohet shkëmbimi te Milan e Juventus: Vlahoviç për Thia

Që Dushan Vlahoviç nuk po gjen qetësi te Juventusi, këtë e ka shprehur edhe vetë lojtari serb në deklarimet e tij. Dhe një pistë e re është hapur, kjo mes Milanit dhe Juventusit, të cilët po shqyrtojnë mundësinë e një shkëmbimi në merkaton e verës, që mund të marrë formë këtë muaj. Kuqezinjtë janë të interesuar për shërbimet e Dushan Vlahoviç, ndërsa bardhezinjtë kanë shfaqur interes për Malik Thiaë. Të dy klubet kanë diferenca të qarta në vlerësimin e lojtarëve, ku Milan e vlerëson Thiaë mbi 30 milionë euro, ndërsa Juventus kërkon të paktën 20 milionë për sulmuesin serb. Bisedimet e para janë zhvilluar, por palët nuk pritet të ulen zyrtarisht në tavolinë para 15 gushtit. Gjithsesi, operacionet nuk janë të ndërlidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë, pasi menaxhohen në mënyrë të pavarur. Një tjetër skenar te Juventusi është shitja e Vlahoviç jashtë Italisë, me klube nga Premier League apo Arabia Saudite, të cilat kanë patur edhe interes për sulmuesin.

 

NOA