VIDEO/ Reali merr një tjetër borxh prej 255 milionë eurosh, stadiumi do të duket spektakolar

179
Sigal

Gjiganti spanjoll Real Madrid po planifikon të marrë një borxh prej 225 milionë euro shtesë për të përfunduar rindërtimin e stadiumit “Santiago Bernabeu” dhe vendimi përfundimtar për këtë duhet të merret në asamblenë e klubit të shtunën.

Sipas kontratës origjinale me bankat, Reali mori një hua prej 575 milionë eurosh për ta kthyer Bernabeun nga një stadium ekskluzivisht futbolli në një kompleks multifunksional.

Presidenti i klubit, Florentino Perez, ka bërë të ditur se interesi për borxhin e ri do të jetë rreth dy për qind dhe synimi është që të ardhurat nga 150 milionë euro në vit të rriten deri në 400 milionë euro.

Reali ka tetëfishuar të ardhurat e tij në dekadën e fundit, në mënyrë që dy vite më parë të arrinin në 800 milionë euro, ndërsa vitin 2020 e mbyllën me një bilanc negativ.

Fusha në stadiumin e ri do të pastrohet, ruhet dhe mbahet nën tokë për ndeshjet dhe largimi i saj do të zbulojë një fushë me bar artificial.