“El Pistolero” nuk mjafton, Atletiko ndalet në shtëpi pas 8 fitoreve rradhazi

175
Sigal

Dopieta e Luis Suarezit nuk mjafton, Atletiko Madridi barazon në shtëpi me Selta Vigon.

Madrilenët janë ndalur kështu pas 8 fitoreve rradhazi në kampionat, duke barazuar 2-2 me Selta Vigon.

Ishte i përhershmi, Suarez, i cili shënoi dopietë golash, në minutën e 45’ dhe 50’, duke përmbysur rezultatin pas golit të shënuar nga Santi Mina në minutën e 13’.

Megjithatë kur të gjithë prisnin që Atletiko të siguronte suksesin e 9-të radhazi në kampionat, Selta Vigo barazoi në minutën e 90’ me Ferreiran.

Pavarësisht barazimit skuadra e Simeone vazhdon të krye të tabelës me 51 pikë, 8 pikë më shumë se ndjekësit e Barçës dhe Realit, ndërkohë që kanë edhe një ndeshje tjetër për të zhvilluar.